Alfred Marku, pronari dhe shefi i kuzhinës së restorantit “Rapsodia” në Lezhë është i bindur për këtë. Në afërsi të restorantit, Alfredi ka ndërtuar edhe një baxho për përpunimin e qumështit për t’i shkuar dhe më tej idesë së tij të “ushqimit bio me kilometer zero”. Në kushte normale kjo do të shtonte kostot e faturave të energjisë por jo në rastin e “Rapsodisë”. Në bashkëpunim me EuroElektrën, kompani e profilizuar në projektimin dhe zbatimin e impianteve fotovoltaikë, është realizuar baxhoja e parë në Shqipëri, e cila përdor energjitë e rinovueshme për prodhimin e produkteve të saj. Sipërfaqja prej 300 m2 e baxhos së qumështit është mbuluar me “petkun” e teknologjisë së gjelbër, e cila gjeneron rreth 50 kWp fuqi dhe përllogarit një kthim nga investimi, jo më shumë se 7 vite.
“Ka gjithmonë mënyra për të bashkëvepruar me natyrën dhe një ndër to është ndërthurja e asaj çfarë realisht kemi “dhuratë” prej saj siç janë: ditët me diell dhe toka e begatë me atë çfarë mund të bëjmë ne: prodhim energjie të pastër dhe produkte bio. “Jam i lumtur që arrita ta kthej çatinë e baxhos së “Rapsodisë” në hapësirën e parë rekreative në Shqipëri që gjeneron energji diellore për të prodhuar produkte që do shtojnë shijen e pjatave në restorantin tone” – shprehet Marku.
Lexo: “Bleta e artë 2015,” eventi gala i sipërmarrësve më të mirë të vitit
Panelet diellorë kanë nisur të përdoren edhe në fushën e agroturizmit. Mrizi i Zanave, përmes energjisë së prodhuar nga panelet bluan drithërat në mullirin e agroturizmit.
Lexo: Altin Prenga, mes pasionit e shpresës
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto