Panorama energjitike shqiptare kohët e fundit ka parë hapjen e një faze të rëndësishme transformimesh që për shumë arsye ishin të vështira për t’u imagjinuar vetëm pak kohë më parë. Paralelisht me procesin e liberalizimit, vendi po punon për të arritur një të ardhme me emetime të reduktuara të karbonit bazuar në burimet e qëndrueshme të energjisë. Po shihen zhvillime të rëndësishme, veçanërisht tek fotovoltaikët (PV) (energjia diellore).
Falë kësaj teknologjie, e cila përdoret gjerësisht në të gjithë botën, për herë të parë prej më shumë se një viti filloi të “zhdoganohej” edhe tek ne koncepti i prodhimit për vetëkonsum të energjisë, pra duke e parë konsumatorin edhe si “prodhues”. Me tej janë lançuar në vazhdimësi një numër i rëndësishëm projektesh PV deri në 2MW: të cilët kanë marrë miratimin përfundimtar, nënshkruar kontratën e autorizimit, marrë licencat e prodhimit të energjisë dhe janë duke u venë në praktike.
Në gusht u krye tenderi mbi 50 MW i Akërnisë (në zonën e Vlorës). Gara, u përcoll me interes të shtuar nga shumë media të specializuara ndërkombëtare. Si në pak projekte, morën pjesë në garë rreth 42 kompani kombëtare dhe ndërkombëtare. 6 kompani europiane dhe amerikane prezantuan ofertat e tyre finale deri në momentin e shqyrtimit me 17 shtator 2018.
Zhvillimet në prodhimin e energjisë diellore u reflektuan edhe në eventin vjetorë të sektorit të mbajtur në 2nd Edition, Energy Expo & Forum 2018. Një takim, i cili ka parë një nga pjesëmarrjet më të gjëra në evente të profilizuara. Fakt që pavarësisht kohës së shkurtër të debutit të kësaj teknologjie, tregon qartazi se ajo po kthehet në një industri të re në vend, duke krijuar know how dhe punësim të kualifikuar. Importet në këtë teknologji gjatë vitit të kaluar, kapën vlerën e rreth 110 milionë Eurove. Ky investim mund të lejojë zëvendësim mbi bazë të tregut të të gjitha subvencioneve shtesë të kapaciteteve të parashikuara për t’u ndërtuar deri në vitin 2020.
Zhvillimet pritet të jenë më dinamike pas implementimeve të para në praktikë. Masa mbështetëse mund të krijohen përmes skemave neto për prodhimin e energjisë fotovoltaike për vetë-konsumim (apo të shpërndara) veçanërisht për sipërmarrjet që përbëjnë rreth 39% të konsumit total. Megjithatë për ndërtimin e PV-ve jashtë rrjetit nuk ka ekzistuar asnjëherë ndonjë pengesë ligjore. Deri më tani ka pasur shumë projekte të vogla off-grid ndër të cilat edhe vetë ministria e Energjisë, apo godina qendrore e KESH-it sapo ka mbyllur fazën e prokurimit.
Personalisht jam mbështetës i kësaj forme pasi panelet fotovoltaike të pozicionuara në çatitë e kompanive ose familjeve, shmangin problemet e pronësisë por edhe të zënies se tokës. Kështu duke u mbështetur në produktet e teknologjisë më të fundit, si p.sh. top class solar panels SPR-P19-405-COM të ofruara nga kompania EuroElektra, me fare pak vend, mund të investohet në prodhimin e energjisë duke ulur faturën e energjisë. Pse jo, duke rritur edhe sigurinë dhe dhënë një look të qartë të ndërtesës drejt inovacionit dhe duke kontribuar në mbrojtjen e mjedisit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.