Për shembull, merrni Internetin e Gjërave (IoT), i cili tashmë jo vetëm që merr vëmendjen në lajmet e përditshme, por gjithashtu merr investime të mëdha nga organizatat botërore që kërkojnë të adaptohen globalisht. Deri në vitin 2023, konsumatorët, kompanitë dhe qeveritë do të instalojnë më shumë se 40 miliardë pajisje IoT globalisht. Këtu nuk përfshihen vetëm ato gjëra, të cilat i dëgjoni gjatë gjithë kohës, si folësit e zgjuar (smart speakers) dhe makinat e lidhura (connected cars).
Lexoni: Gjysma e popullsisë së botës është ende offline
Për të lundruar me sukses këtë peizazh ndryshues, individët dhe organizatat duhet të kuptojnë shtrirjen dhe funksionalitetin e plotë të “Gjërave” që përfshihen në këtë rrjet, drejtuesit kryesorë të secilit segment të tregut dhe se si të gjitha këto lidhen me punën që bëjnë çdo ditë.
- Konsumatorët IoT: Vetëm në SHBA, numri i pajisjeve për smart-home vlerësohet të kalojë 1 miliardë deri në vitin 2023, me konsumatorët që shpenzojnë rreth 725 dollarë për familje – gjithsej mbi 90 miliardë dollarë shpenzime në zgjidhjet IoT.
- Sipërmarrjet IoT: Duke përbërë segmentin më të maturuar të IoT, kompanitë do të vazhdojnë të derdhin miliarda dollarë në pajisjet e lidhura dhe në automatizimin. Deri në vitin 2023, baza e përgjithshme e instaluar e sistemit robotik industrial do të shkojë në 6 milionë në të gjithë botën, ndërsa shpenzimet vjetore në prodhimin e zgjidhjeve IoT do të arrijnë rreth 450 miliardë dollarë.
- Qeveria IoT: Qeveritë globalisht po përdorin pajisjet IoT për të nxitur zhvillimin e qyteteve të zgjuara, të cilat do të pajisen me inovacione të tilla si kamerat e ndërlidhura, dritat smart të rrugëve dhe matësa të tjerë për të siguruar një pamje në kohë reale të trafikut, shërbimeve, krimeve dhe faktorëve të mjedisit. Investimi vjetor në këtë fushë pritet të arrijë rreth 900 miliardë dollarë deri në vitin 2023.
Dëshironi të mësoni më shumë?
Njerëzit, kompanitë dhe organizatat në mbarë botën po garojnë për të adaptuar zgjidhjet më të fundit IoT. Libri The IoT Forecast Book 2018 nga Business Insider Intelligence është një guidë e detajuar që përshkruan trendet më të rëndësishme që ndikojnë në konsumatorin, sipërmarrjen dhe qeverinë IoT dhe aktorët kryesorë që e çojnë secilin segment përpara.
burimi: BusinessInsider
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.