Megjithatë, Kreyministri Edi Rama, gjatë ceremonisë së nisjes së punimeve të TAP në det, ka bërë të ditur se do të favorizojë përdorimin e tyre.
Në fjalën e tij, ai tha se,“Për të krijuar tregje të reja perspektivë për vende pune që paguhen shumë më mirë, për njerëzit e kualifikuar dhe më profesione të ndryshme në sektorë që janë tejet të zhvilluara apo në rrugën e zhvillimit sot në botën ku jetojmë jemi duke eksploruar edhe mundësinë e krijimit të një kuadri rregullator për kriptovalutën që është një risi shokuese në botën e sotme. Mundësia për të qenë inovativë dhe për të krijuar një pikë graviteti atraktive për tregjet financiare me një inovacion është e hapur për të gjitha vendet pavarësisht sa të zhvilluara janë. Për momentin jemi në një proces vlerësimi pune për hartimin e kuadrit rregullator pasi i kemi bërë një analizë dhe një studim të thelluar dhe nëse rezultatet do të jenë të kënaqshme ne do të promovojmë dhe përtej kufinjve të Shqipëri gatishmërinë për t’u bërë një vend pritës për investitorët e shumtë potencialë që synojnë të përfshihen në këtë revolucion të financave globale”.
Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë i bëri apel publikut shqiptar për rrezikun e investimit në monedhën virtuale BITCOIN. Në një deklaratë, Banka e Shqipërisë sqaroi se kuadri ligjor në fuqi nuk e parashikon përdorimin dhe tregtimin e monedhave virtuale dhe, rrjedhimisht, në Shqipëri nuk mund të ketë subjekte të liçencuara për aktivitete të këtij lloji.
Lexo: Banka e Shqipërisë paralajmëron rrezikun e përdorimit të monedhës virtuale BITCOIN
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.