“Turkish Airlines” ka bërë të ditur partneritetin me kompanitë private dhe publike shqiptare, duke treguar se zotëron 49% të aksioneve të shoqërisë “Air Albania”.
Në fletoren zyrtare është publikuar edhe marrëveshja e ortakëve.
Kapitali fillestar i “Air Albania” është 100 mijë lekë, 49% e të cilit i përket Turkish Airlines, 41% kompanisë MDN Investment dhe 10% Albcontrol, shoqëria që përfaqëson shtetin shqiptar.
Lexo: Air Albania, Rama: kompani me kapital publik
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto