Air Albania, Rama: kompani me kapital publik

Air Albania, Rama: kompani me kapital publik


Shqipëria do të ketë një linjë fluturimi që mbështetet nga financat publike.

Linja e fluturimeve kombëtare shqiptare është gati tashmë dhe Kryeministri, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me ekuipazhin e “Air Albania”.

Kjo kompani ka rëndësi të veçantë, sipas Ramës, jo vetëm për shkak të ngjyrave që mban, por edhe për faktin se është e para kompani me kapital publik.

Investimi publik, parashikon që shteti shqiptar të jetë aksioner në kompani, ndërsa nuk janë dhë detaje për nivelin e pjesmarrjes publike në këtë investim.

Avionët e “Air Albania”  do të jenë më të mirët në rajon, sipas Ramës. Ai ka theksuar se futja e kësaj linje ndërkohë do të ndikojë edhe në uljen e çmimeve për udhëtarët.

Destinacionet e para të kompanisë do të jenë fillimisht në Europë.

Shqipëria ka pasur më parë linja fluturimi me kapital shqiptar. Albanian Airways dhe Belle Air, nuk patën sukses. Madje kësaj të fundit iu deshën vite të përmbyllë procesin e falimentit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0