Në fjalët e Isaac Newton, mentorët zgjerojnë vizionin, u japin mundësi mbrojtësve të arrijnë lartësi më të mëdha. Mentorët japin këshilla dhe burime të pamohueshme që nuk janë lehtësisht të disponueshme apo të arritshme. Gjatë udhëtimit tuaj ju do të keni nevojë për njerëz dhe njerëzit do kenë nevojë për ju. Secili prej nesh do të kërkojë ndihmë, mbështetje, njohuri, feedback dhe burime njerëzore në një moment gjatë udhëtimin tonë.
Vlera e mentorimit shkon përtej vetvetes. Është një dhuratë që vazhdon të japë dhe më kujtohet ky shkrim “në turmën e këshilltarëve (mentorimit) ekziston siguria.” Unë me të vërtetë e besoj këtë!
Lexoni: Në Kërkim të Mentorëve – Si mund të fuqizohet rinia për të arritur më shumë?
Mentorët e mëdhenj duhet të kenë atributet e mëposhtme:
Mentorët e mëdhenj ofrojnë burime jomateriale dhe mjete vitale që nuk janë në dispozicion ose të aksesueshme për shkak të përvojës, qasjes dhe pikëvështrimit të tyre.
- Mentorët e mëdhenj tregojnë interes në suksesin tuaj
- Mentorët e mëdhenj janë të veshur me suksesin tuaj
- Mentorët e mëdhenj mbështesin interesat tuaja
- Mentorët e mëdhenj fokusohen në ndihmën tuaj për të qenë më të mirët që mund të jeni
- Mentorët e mëdhenj nuk konkurrojnë me ju, por përkundrazi ju plotësojnë
- Mentorët e mëdhenj nuk kanë frikë nga sukseset tuaja ose nuk kërcënohen prej tyre
BusinessMag ju sjell në këtë artikull 5 arsye pse iu duhet një mentor:
Mentorët ju trajnojnë
Mentorët ju trajnojnë dhe ju përgatisin për ndryshim.
Ekonomia e sotme e fuqisë punëtore nuk vepron vetëm duke punuar fort, por duke punuar në mënyrë të zgjuar. Ju duhet të merrni gjërat më të zgjuara nga njerëzit, marrëdhëniet, proceset, mundësitë dhe strategjitë. Mentorët e mëdhenj ju ndihmojnë të merrni më të mirën nga këshillat e tyre të zgjuara.
Mentorët ju motivojnë
Mentorët ju motivojnë dhe transformojnë vizionin tuaj.
Ata ofrojnë ide, mendime dhe njohuri që ju sfidojnë dhe ju mundësojnë të shihni përtej guackës tuaj. Mentorët iu ndihmojnë të rrisni aftësitë tuaja të të menduarit. Mentorët ju ngrenë duke i bërë supet e tyre platformën tuaj. Ata ju mbështesin dhe ju nuk duhet të keqpërdorni besimin që ata kanë për ju, pasi vlerësimi dhe besimi i tyre do t’ju hapë dyert drejt suksesit.
Mentorët ju nxisin të bëni më të mirën
Mentorët ju shtyjnë për të shkuar më larg.
Ata nuk pranojnë që ju të rrini në rehatinë tuaj dhe ju sfidojnë gjithmonë që të shkoni më larg se sa mund të imagjinoni. Ata ju nxisin që të arrini suksese, ju udhëzojnë të nxirrni mësime nga dështimet tuaja.
Mentorët ju mbrojnë
Mentorët ju mbrojnë nga gabimet.
Mentorët mbrojnë “nxënësit” e tyre nga ekspozimi i parakohshëm. Ato ofrojnë njohuri se si të mbroheni dhe si të merrni vendime të shëndosha për biznesin tuaj. Këshillat e tyre parandalojnë gabimet që mund të ndrydhin suksesin. Mentorët me këshillat e tyre të shëndosha këshillojnë që të mos përfundoni në rrugë pa krye.
Lexoni: 3 mënyra se si sipërmarrësit mund të jenë mentorët më të mirë
Mentorët ju këshillojnë
Mentorët ndajnë me ju mësimet e jetës.
Mentorët i përdorin historitë dhe perspektivat e tyre për të pikturuar pamjen e madhe (big picture). Ata përdorin fjalët dhe veprimet e tyre për t’ju mbështetur. Ata përpiqen që ju të arrini më shumë sesa e keni menduar ndonjëherë që është e mundur. Për më tepër, mentorët kurrë nuk heqin dorë nga ju. Ata kurrë nuk ndalojnë besimin, inkurajimin dhe angazhimin për mbrojtësit të tyre. Mentorët e mëdhenj përpiqen që të bëjnë realitet vizionin e mbrojtësve të tyre.
burimi: Lifehack
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.