Dy themeluesit e gjigandit Instagram, Kevin Systrom dhe Mike Krieger, po largohen nga kompania.
Z. Systrom, shefi ekzekutiv, tha se ata po largohen për të “eksploruar sërish kuriozitetin dhe kreativitetin e tyre.”
Instagram u ble nga Facebook në vitin 2012 për 1 miliard dollarë, me para dhe aksione dhe ka më shumë se 1 miliard përdorues.
Lajme qarkullojnë se midis dyshes dhe Facebook ka patur një tension të vazhdueshëm, dhe largimi është edhe shkak i një viti të vështirë për kompaninë mëmë.
“Ndërtimi i gjërave të reja kërkon që ne të bëjnë një hap prapa, të kuptojmë çfarë na frymëzon dhe përshtatet me atë që bota ka nevojë; Ky është plani ynë për momentin.”
Megjithatë, dyshja thotë se ndihet entuziaste për të ardhmen e Instagram dhe Facebook.
Si është përgjigjur Facebook?
CEO Mark Zuckerberg tha gjatë një deklarate se Instagram reflekton talentin e mahnitshëm të themeluesve të tij.
“Unë kam mësuar shumë duke punuar me ta në këto gjatë vite dhe jam argëtuar në të njëjtën kohë,” tha ai. “Mezi pres të shoh çfarë do të krijojnë në vazhdim.”
Çfarë pritet të ndodhë me Instagram?
Firma ishte trajtuar qëllimisht si një kompani tjetër në pronësi të Facebook, dhe jo thjeshtë një departament apo një sektor, sepse ishte kultura e Instagram që e bëri këtë blerje të vlefshme.
Kevin Systrom dhe Mike Krieger ishin përgjegjës për atë kulturë, një aplikacion që ishte në shumë aspekte anti-Facebook. Kishte mungesë të rrëmujës dhe zhurmës ndryshe nga Facebook.
Por, gjatë viteve të fundit, Instagram filloi të ndryshonte. Renditja algoritmike e postimeve dhe reklama, kaq shumë reklama. Presioni për ta bërë Instagram-in më shumë si Facebook me sa duket i shtyu Z. Systrom dhe Z. Krieger, të dorëhiqen.
Një nga emrat që mendohet të jetë shefi tjetër i Instagram është Adam Mosseri. Ai aktualisht është kreu i produktit, dhe ka një CV që disa nga përdoruesit besnikë të Instagram mund të gjejnë kërcënuese, më parë ai ka qenë përgjegjës për Newsfeed e Facebook.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.