Një studim nga Universiteti Keele ka gjetur se njerëzit të cilët flenë shumë mund të vuajnë një ç’rregullim serioz që pengon frymëmarrjen dhe rrit rrezikun për sëmundjen e zemrës.
“Studimi ynë ka një ndikim të rëndësishëm të shëndetit publik dhe tregon se gjumi i tepërt është një shënues i rrezikut të lartë kardiovaskular,” thotë Dr. Chun Shing Kwok, i cili punon pranë Universitetit Keele.
Shkencëtarët zbuluan se një gjumë që zgjat 10 orë lidhet me 30% rrezik për një vdekje më të hershme, krahasuar me një gjumë që zgjat 7 orë.
Studimi zbuloi gjithashtu një rritje të rrezikut nga vdekshmëria në tru me 56% dhe 49% rritje të rrezikut të vdekshmërisë kardiovaskulare për ata që flinin më shumë se tetë orë.
Studimi gjithashtu zbuloi se një gjumë “i varfër” lidhet me 44% më shumë rrezik për sëmundjen koronare të zemrës.
Njëkohësisht, dhe një studim nga Universiteti Glasgow zbuloi se sasia e pamjaftueshme e gjumit mund të jetë vendimtare për shëndetin tuaj mendor.
Mungesa e oksigjenit e shkaktuar nga mungesa e gjumit, prek rajone të ndryshme të trurit tuaj, të cilat kanë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e kujtesës.
Duhet të tregoheni të kujdesshëm me rutinën tuaj të gjumit, sepse në të kundërt do të hasni luhatje të humorit dhe nivel të ulët të lumturisë.
/Independent
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto