“Ushqimi i së ardhmes, ndërkohë që ne bëhemi akoma dhe më shumë urban, do të vazhdojë të jetë mishi, thjesht nuk do të jetë ai mishi i zakonshëm agrikulturor i kafshëve,” thotë Bruce Friedrich, drejtor ekzekutiv i Institutit të Ushqimeve të mira në Washington.
“Mishi do të prodhohet nga bimët, dhe do të rritet në fabrika pa fermer dhe thertore,” sqaron Friedrich. Mishi tradicional mendohet të eleminohet në vendet me të ardhura të larta brenda vitit 2050.
Ushqime të së ardhmes mendohen të jenë gjithashtu insektet apo alga me nivel të lartë proteinash si spirulina.
Mishi i ri, ka të njëjtën pamje, shije dhe strukturë si mishi origjinal.
Në vende të tjera, startup-e të ndryshme po përdorin “bujqësinë e qelizave” për të zhvilluar vezë, qumësht dhe peshq.
Rreth 80% e të gjithë tokës bujqësore është e dedikuar për kullotje për kafshët. Përveç kësaj, industria e blegtorisë konsumon 10% të ujërave të ëmbla në botë, ndërkohë që gjeneron metan dhe emetime të tjera të ngrohjes së planetit, duke shkaktuar shpyllëzime në shkallë të gjerë.
Lexoni: Bill Gates dhe Richard Branson kundër vrasjes së kafshëve. Ja një zgjidhje më e mirë
Një grusht kompanish po garojnë për të zhvilluar teknologji që mund të zvogëlojë në mënyrë drastike çmimin e mishit të ashtuquajtur “të kultivuar” ose “të pastër”, të rritur nga qelizat fillestare të marra nga kafshët e gjalla.
Ndërkohë, Bill Gates, Richard Branson dhe gjiganti i mallrave Cargill kanë investuar para në Memphis Meats të Kalifornisë e cila po zhvillon pula “të pastra”, mish lope dhe mish derri.
/WeForum
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.