Nëntë fjalët që e ndihmuan Elon Musk të bëhej më i pasur brenda një dite

Nëntë fjalët që e ndihmuan Elon Musk të bëhej më i pasur brenda një dite


Një Tweet me vetëm 9 fjalë nga CEO i Tesla, Elon Musk, e ndihmoi sipërmarrësin të fitonte 1.4 miliardë dollarë brenda një dite.

“Po mendoj që ta privatizoj Tesla-n për 420$.”  Ky ishte mesazhi i Musk.

Lexoni: Elon Musk: “Tesla duhet të bëhet kompani private”

Aksionet e Tesla, e cila ka qenë në rritje për ditë, kapën majën pas mesazhit të publikuar në Tweet-er dhe përfundoi të martën deri 11%. Vlera neto e Elon Musk është e lidhur drejtpërdrejt me çmimin e aksioneve të Teslës, dhe sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, ai teorikisht bëri 1,43 miliardë dollarë atë ditë. Vlera neto e Musk arrin 25.8 miliardë dollarë.

Mesazhi i së martës për mundësinë e privatësisë së Teslës e befasoi internetin. Shumë menduan fillimisht se ishte thjesht një shaka të keqe e Elon Muskut për marihuanën, sepse “420” prej kohësh njihet si drogë.

Por me sa duket Musk ishte serioz. Ai e vazhdoi tweet-in me një email tek punonjësit e Tesla duke thënë se ai mendonte se “rruga më e mirë” do të ishte të merrte privatizimin e Teslës.

Lexoni: 9 shprehjet që do t’ju fusin brenda mendjes së miliarderit Elon Musk

Është e paqartë nëse Musk ka mashtruar investitorët. Sidoqoftë, duket se mesazhet e tij në mediat sociale kanë pasur pasoja të drejtpërdrejta në pasurinë personale të Elon Musk dhe në çmimin e aksioneve të kompanisë së tij: aksionet e Tesla filluan të martën prej rreth 340 dollarë dhe shkuan deri në 387 dollarë.

/Time

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0