Granit Gjana, sipërmarrës në fushën e IT, mesazh për të rinjtë

Granit Gjana, sipërmarrës në fushën e IT, mesazh për të rinjtë


Të hysh në botën e biznesit kërkon ide dhe guxim. Granit Gjana është një nga të rinjtë që me sipërmarrjen e tij “Instant” sot numëron dhjetëra klientë nga bota e biznesit privat dhe media vendase. Një vit më parë ai ishte i punësuar në një kompani si zhvillues i programeve kompjuterike (software), por prej kohësh thurte plane për ta ndërmarrë vetë një iniciativë të ngjashme.

Dilema nëse ky guxim do t’ia vlente, thotë Graniti, mori fund kur nisi start-upin e tij ‘Instant.al’, që sot ofron zgjidhje të shpejta.

Një vit më pas, kompania ka një ekip duke e zgjeruar gamën e klientëve dhe produkteve. E gjitha kjo për të qenë më pranë botës së biznesit me zgjidhjet më të shpejta dhe më të mira në treg. Por, si arrihet rezultati maksimal? Graniti tregon se një nga shërbimet është edhe marketingu dixhital, një opsion ky i nxitur dhe i detyruar nga koha që jetojmë; atë të rrjeteve sociale dhe motorëve të kërkimit.
“Motoja jonë është cilësia, inovacioni dhe shpejtësia” – thotë drejtuesi i Instant.al. “Këto janë fjalët kyçe që në karakterizojnë në punën tonë” – vijon ai më tej.

Më konkretisht, Instant.al sot ofron Web Design, Ecommerce Solutions, Online Marketing, IT Solutions, Mobile APP, ERP & CRM.

“Ajo që na motivon është dëshira, puna dhe vendosmëria për të marrë projekte që na sfidojnë dhe na ringjallin profesionalisht dhe personalisht. Ekipi ynë punon së bashku dhe në harmoni me klientët, duke siguruar që çdo projekt të dorëzohet në kohë dhe me standardet më të larta” – thotë Granit Gjana.

Instant.al është një kompani që e përdor teknologjinë për të ndihmuar klientët të rriten në mënyrë të qëndrueshme.

“Ne krenohemi në etikën, integritetin dhe përsosmërinë tonë të punës. Më në fund po ofrojmë zgjidhje për pothuajse të gjitha industritë përfshirë arsimin, qeverisjen, teknologjinë informative (IT), komunikimin, shitjen me pakicë, financat, shëndetësinë, argëtimin, mobileritë, ndërtimet, turizmin etj” – shprehet drejtuesi i Instant.al

Kompania në fjalë ofron zgjidhje të plota për faqet e internetit përmes paketave të përgatitura për individë, biznese të vogla, të mesme dhe të korporatave.

“Rrugëtimi ynë ka kaluar përmes shumë sakrificash, por gjatë këtij rrugëtimi ne kemi mësuar se objektivat mund të arrihen vetëm me përkushtim. Dhe gjej rastin t’u bëj apel të rinjve se sipërmarrja është e vështirë por jo e pamundur. Nuk mund të lë pa falënderuar dhe stafin e Tirana Business University (TBU) që më ka asistuar dhe më ka ofruar çdo mbështetje” – shprehet Granit Gjana, i cili shton se Instant.al ka objektiva të reja për të arritur në të ardhmen…

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0