Gati 3 milionë të huaj vizituan Shqipërinë nga janari 2018

Gati 3 milionë të huaj vizituan Shqipërinë nga janari 2018


Vera solli më shumë vizitorë të huaj në Shqipëri. Gjatë muajit korrik, numri i vizitorëve ishte gati 20 % më i lartë se korriku i vitit të kaluar, duke bërë që në korrik, të vitin mbi 1 milion të huaj në Shqipëri.

Në 7 muaj, vizitorët e huaj janë mbi 12% më shumë se një vit më parë sipas Institutit të Statistikave. Nga fillimi i vitit deri në fund të muajit korrik, “vizitorët” e huaj janë gati 3 milionë, më shumë se popullsia rezidente në Shqipëri, sipas statistikave zyrtare.

Me një rritje 16% të flusksit në korrik, Kosova kryeson, me një të treten e të gjithë fluksit të të huajve.

Lexoni: Turistët rusë për herë të parë me charter drejt Shqipërisë

Të dhënat tregojnë se për vizita pune, apo turizëm, kryesojnë fqinjët, duke zënë 75% të totalit të vizitorëve.

Krahasuar me një vit më parë, polakët kanë rritur më shumë interesin për Shqipërinë (mbi 30% më shumë se një vit më parë) dhe gjermanët (18% më shumë).

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0