Ervis Trupja, i pari nga Shqipëria me kursin e tij online në LinkedIn

Ervis Trupja, i pari nga Shqipëria me kursin e tij online në LinkedIn


Ky kurs tregon se si të autentifikoni dhe autorizoni përdoruesit e aplikacioneve tuaja të përdorin metodat #DotNET si dhe strukturat e palëve të treta.

Gjithashtu do të diskutohet rreth opsioneve për menaxhimin e identitetit, duke treguar se si të implementojmë autentifikimin e palëve të treta në aplikacionin tuaj me #Facebook, #Twitter, #Google, #Microsoft dhe #GitHub.

Ju do të mësoni si të siguroni aplikacionet ASP.NET kundër sulemeve më të zakonshme.

Lexoni: Ervis Trupja, shqiptari që i bashkohet ekipit të LinkedIn

Temat e përfshira:

– Menaxhimi i identitetit
– Autentifikimi vs. autorizimit
– Certifikimi përmes Facebook, Google, Microsoft dhe më shumë
– Konfirmimi me email
– Vërtetimi me dy hapa
– Autorizim i thjeshtë, bazuar në rolin dhe bazuar në pamje
– Mbrojtje nga cënueshmëria

Ky kurs ofrohet në LinkedIn Learning, ju mund të klikoni këtu për tu bërë pjesë e tij: https://bit.ly/2LCfnub 

Ervisi udhëton drejt Kalifornisë në zyrat e LinkedIn Corporation (“LinkedIn”) ku punon për kursin online çdo herë që do të publikojë kurse. Udhëtimi i radhës, sipas tij, do të jetë në Tetor.

Për kursin ka punuar i vetëm, duke qenë nën vëzhgimin e një menaxheri nga LinkedIn, i cili kontrolloi scriptet, ideimin dhe ecurinë e kursit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0