Tregu i kriptomonedhave vazhdon të ruajë shkëlqimin, Bitcoin drejt 6,400 dollarëve - Business Magazine Albania

Tregu i kriptomonedhave vazhdon të ruajë shkëlqimin, Bitcoin drejt 6,400 dollarëve


Tregjet e kriptomonedhave vazhdojnë të zhvillojnë vrullin duke rritur vlerën e tyre, sipas Coinmarketcap.

Bitcoin (BTC) ka shkuar mbi 6.300 dollarë, rreth 1.5% më shumë gjatë 24 orëve të fundit, duke u tregtuar në 6.354 dollarë. Kriptomonedha me vlerën me të lartë vazhdon të rritet ditë pas dite.

Ethereum (ETH) është rritur 3.4% në ditë, duke u tregtuar në 448 dollarë. Monedha ka prekur 424$ gjatë javës dhe është ende rreth 10% më e ulët gjatë 30 ditëve të fundit.

Lexoni: Kryeministri i Maltës konfirmon se parlamenti do të miratojë tre ligje në mbështetje të kriptomonedhave

Pas zhytjes në 242 miliardë dollarë më 13 korrik, vlera totale e tregut e të gjitha monedhave kriptike është kthyer në nivelet mesatare mujore, aktualisht në 256 miliardë dollarë.

Staller (XLM) është aktualisht fituesi më i madh në mesin e dhjetë monedhave të para të tregut, me 6.1% dhe tregtohet në rreth 0.218 dollarë. XLM është gjithashtu monedha e vetme në mesin e top 10 monedhave që ka parë fitime gjatë javës, duke arritur në rreth 3.3%.

Sa i përket humbjeve gjatë javës së kaluar, EOS ka pësuar më shumë nga dhjetë të parët. Përkundër faktit se monedha ka fituar pothuajse 6% në 24 orë, ajo është ende poshtë 15.7% gjatë 7 ditëve të fundit, duke u tregtuar me 7.40 dollarë.

/cointelegraph

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0