Një në tre lekë të eksportuara jashtë vendit, ka ardhur nga nafta ose energjia elektrike. Shirat favorizuan KESH të prodhojë më shumë, ndërsa në tregun ndërkombëtar çmimet e lëndëve të para ishin më të larta se një vit më parë, duke bërë që t´i gëzohemi eksportit të naftës, dhe mineraleve të ngurta.
Sipas të dhënave të publikuar nga INSTAT, në qershor eksportet u rritën gati 18%, duke bërë që në gjashtë muajt e parë të vitit eksportet të ishin mbi 18% më shumë se gjysma e parë e vitit 2017.
Të dhënat (edhe ato të viteve të kaluara) tregojnë se tregtia jonë është e diktuar tërësisht kushtet natyrore në vend dhe ecura e çmimeve jashtë.
Sipas INSTAT, rritja është ndikuar nga “minerale, lëndë djegëse dhe energji” dhe “materiale ndërtimi e metale”. Eksportet e mineraleve dhe energjisë u rritën me 34% ndaj një viti më parë me gati 31 miliardë lekë eksporte në total. Të dytat për nga niveli i rritjes janë produktet “materiale ndërtimi e metale”. Ato patën 29 % rritje ndaj 6 mujorit të parë 2017.
Lexoni: Zhvlerësimi i euros. Ahmetaj: eksportet nuk u goditën, të ardhurat në buxhet po
Ndërkohë, mallrat më të eksportuara vijojnë të mbeten tekstile e këpucë, të punuara në Shqipëri. Në 6 muaj u eksportuan mallra me vlerë mbi 60 miliardë lekë. Por, dinamika e komnpanive të këtij sektori është pak më e ngadaltë. Vlera e eksporteve u rrit gati 10% krahasuar me një vit më parë, pra tre herë më pak se nafta apo energjia.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto