Fondacioni “Agjencia Shqiptare e Zhvillimit (SME)”- FARZH Korça, ju fton të bëheni pjesë e workshop-it me temë: “Nxitje e kapaciteteve për inovacion të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM)”, më 27 korrik, ora 10:30, në Hotel-Turizëm “Koçibelli”, Korçë.
Ky workshop është në kuadrin e implementimit të projektit “Nxitje e kapaciteteve për inovacion të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM)”, programi Interreg Balkan-Mediterranean, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto