StartUp 3 "The Steps For Creating A Successful Business"

StartUp 3 “The Steps For Creating A Successful Business”


Ke një ide inovative? Dëshiron ta kthesh atë në sipërmarrje reale? Mundësia Jote është Tani!

“Albanian Socio-Economic Think Tank”, në kuadër të javës globale të sipërmarrjes, 16-18 Nëntor 2018, vijon edicionin e tretë të “The steps for creating a successful business” pranë ambienteve të Tirana Business University College, ku të ftuar do të jenë personalitete nga bota akademike dhe e Sipërmarrjes!

Pjesë e ketij formati, mund të jenë të rinj të ndryshëm (18-40 vjeç), të cilët nëpërmjet ideve inovative aspirojnë të jenë sipërmarrës të bizneseve të suksesshme.

Ky aktivitet ka si qëllim të vetin, përfshirjen e të rinjve, nëpërmjet prezantimit të ideve inovative të biznesit, në një event tre ditor trajnimi dhe konkurrimi. Programi do të përbëhet nga prezantime dinamike, ritëm i shpejtë, larmi tematikash dhe panel jurie vlerësimi nga fusha akademike dhe e sipërmarrjes.

Lexoni: Armira Lazaj: “The steps for creating a successful business, konkursi që nxit shpirtin sipërmarrës tek të rinjtë”

Një event ku pjesëmarrësit, të ndarë në grupe, do të prezantojnë një ide biznesi dhe do ta zhvillojnë atë në 3 ditë duke kaluar limitet e tyre falë disa profesionistëve të suksesshëm, të cilët do t’i mentorojnë vazhdimisht gjatë eventit!

Një event si “The steps for creating a successful business”, ofron profesionalizëm, emocione, konkurrencë, surpriza për idenë më të mirë si dhe 1oo.ooo lekë (të reja)!

Aplikimi: Dërgoni email në startupnow.al@yahoo.com një përshkrim shkurt, qëllimin-objektivat (1 faqe word) të idesë tuaj me të dhënat Emër, Mbiemër dhe nr. tel

Mund të aplikoni individualisht ose në grup me 2-5 persona.

Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certefikatë në fund të aktivitetit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0