“Marrëveshja e Bashkëpunimit”, sipas burimeve zyrtare të ministrisë, synon mbrojtjen dhe garantimin e sigurisë ushqimore të konsumatorëve me ndjeshmëri të veçanta shëndetësore dhe nutritive si çerdhe, kopshte, konvikte shkollore, spitale, azile, etj.
Pas marrëveshjes pritet të ketë një bashkëpunim mes palëve, në funksion të garantimit të sigurisë ushqimore. Sipas marrëveshjes, për subjektet që furnizojnë këto insitucione, do të duhet të respektojnë disa standarde.
Palët angazhohen të bashkëpunojnë, sipas ministrisë, në standardizimin e: 1- specifikimeve teknike për produktet ushqimore, të cilat prokurohen nga autoritetet kontraktore, si dhe 2-liçencave e çertifikimeve që duhet të disponojnë operatorët ekonomikë, pjesëmarrës në këto procedura prokurimi. Palët angazhohen të bashkëpunojnë për shkëmbimin e praktikave më të mira në nivel kombëtar e ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes së konsumatorit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto