Të ardhurat relativisht të ulëta nga taksat dhe tarifat, ngjallën dyshimet se buxheti ka ulur shpenzimet dhe investimet, por Ministria e Financave është përgjigjur se buxheti i ndryshuar do të rrisë vlerën totale të investimeve, ndërsa brenda projekteve ka pasur rialokime (rishpërndarje të financimit).
Ndërhyrjet në Aktin Normativ të Buxhetit, sipas njoftimit zyrtar të ministrisë parashikojnë:
Lexoni: Zhvlerësimi i euros. Ahmetaj: eksportet nuk u goditën, të ardhurat në buxhet po
- Nxitjen e realizimit të investimeve publike dhe rritjen e eficencës së përdorimit të burimeve përmes rialokimeve dhe shtesave në favor të projekteve me ecuri më të mirë;
- Krijimin e paketës së solidaritetit për pensionistët dhe familjet në nevojë për fundvit. Për këtë të fundit është parashikuar një bonus vjetor shtesë për pensionistët me një vlerë totale në buxhet prej 3 miliardë Lekë
Për rritjen e investimeve financat theksojnë se vlera totale pritet të jetë këtë vit, 86.7 miliardë Lekë, (5.3% e prodhimit të brendshëm bruto), në rritje të lehtë krahasuar me parashikimin e fillimvitit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto