A e dini se bëjmë tregti me Korenë e Veriut?

A e dini se bëjmë tregti me Korenë e Veriut?


Largësia, saksionet dhe izolimi, nuk e pengojnë Korenë e Veriut të eksportojë edhe në tregun tonë. Shqipëria ka shkëmbime tregtare, paçka se vetëm nga një kah importet, shkruan www.scan-tv.com.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se, eksportet tona drejt vendit diktatorial janë zero. Importet ndërkohë janë në vlera mjaft të vogla. Që nga viti 2005 e deri në vitin 2017, importet shqiptare nga Koreja e Veriut kapin vlerën e 313 milionë lekëve, që përkthehet në rreth 2.5 milionë euro.

Gjatë 5 viteve të fundit, importet janë ulur ndjeshëm, për të rënë në vetëm 4.3 milionë lekë në vit, shifër kjo krejtësisht e papërfillshme. Kjo është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e thellimit të sanksioneve ndaj Koresë së Veriut, të cilat i ka aplikuar edhe vendi ynë.

Ju mund të lexoni edhe: Shpresa për paqe, pas takimit Trump Kim Jong Un

Sa i përket produkteve që Shqipëria importon nga vendi më i izoluar i botës ato janë kryesisht makineri të rënda, mjete transporti, reaktorë nuklearë, apo plastikë.

Paçka se është një ndër vendet më të varfra në botë po të kemi parasysh mirëqenien e qytetarëve të saj, Koreja e Veriut ka një industri relativisht të zhvilluar. Sanksionet e perëndimit e kanë goditur rëndë këtë industri gjatë viteve të fundit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0