Ky vend bllokon internetin në të gjithë vendin për të ndaluar studentët të kopjojnë gjatë provimeve

Ky vend bllokon internetin në të gjithë vendin për të ndaluar studentët të kopjojnë gjatë provimeve


Algjeria ka fikur internetin në mbarë vendin gjatë provimeve të shkollës së mesme në përpjekje për të ndaluar kopjimin.

Shërbimi i internetit, si linja telefonike ashtu edhe ajo fikse, do të ndërpriten për një orë pas fillimit të çdo provimi të shkollës së mesme për të ndaluar ndonjë rrjedhje të informacioneve që përmbajnë provimet.

Bllokimi do të vazhdojë gjatë gjithë sezonit të provimeve, në datat 20-25 Qershor.

Kjo masë ndërmerret pasi gjatë vitit 2016, pyetjet e provimit dolën në internet para dhe gjatë zhvillimit të provimeve.

Si rezultat, autoritetet u kërkuan ofruesve të shërbimeve të internetit që të ndalonin aksesimin e mediave sociale vitin e kaluar, por masat që u ndërmorën nuk ishin të mjaftueshme.

Ministrja e Arsimit, Nouria Benghabrit tha për gazetën algjeriane Annahar se Facebook do të bllokohej në të gjithë vendin gjatë gjithë periudhës.

Zonja Benghabrit u shpreh se ndërkohë që ata nuk janë “të kënaqur” me vendimin, “ne nuk duhet të qëndrojmë pasivisht përpara një rrjedhje të mundshme të informacionit”.

Përveç kësaj, të gjitha pajisjet elektronike që kanë akses në internet – si për studentët ashtu edhe për stafin e shkollës – janë ndaluar në sallat e provimeve të vendit, me detektorë metali të vendosur në hyrjet e tyre.

Zonja Benghrabit tha gjithashtu se janë instaluar kamerat e vëzhgimit dhe zhurmuesit.

Më shumë se 700 mijë studentë ndjekin provimet e maturës dhe rezultati pritet të dalë nga data 22 Korrik.

Ndoshta këto masa duken drastike, por çdo student merr atë çfarë i takon. Duke parë dhe situatën këtu në Shqipëri që dalin informacione të pyetjeve para dhe gjatë provimeve ndoshta një gjë e tillë do të vlente për të vendosur rregullin në shkollat e mesme të vendit tonë, por kjo gjë mbetet akoma për t’u parë.

burimi: BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0