Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, tha gjatë tryezës “Fuqizimi i Regjistrave të Biznesit” se, “objektivi i përgjithshëm i programit është fuqizimi i ligjit për nxitjen e platformave”. Regjistri rajonal i biznesit që përfshin tre vendet, synon të mundësojë aksesin në të treja tregjet, ndërsa kompanitë kanë mundësi të informohen lehtësisht rreth partnerëve të tyre të mundshëm.
Sipas Jakës, “për ne, ky projekt do të shërbejë si një nxitje e mëtejshme në drejtim të krijimit të lehtësirave për qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve, krijimin e kontakteve me biznese të ndryshme ndërkufitare si dhe në gjetjen e tregjeve të reja për eksport”.
Fabiola Duro, konsulente e Dhomës së Tregtisë, vëren se, “platforma pritet të jetë një mundësi, në veçanti për bizneset e vogla dhe të mesme të të treja vendeve”.
Por çfarë pritet të përfitojnë konkretisht kompanitë në Shqipëri?! Ekspertët e projektit thonë se, pritet të krijohen kushte për rritjen e konkurrueshmërisë, të ngrihen rrjete dhe organizata për mbështetjen e biznesit, si dhe zhvillim i trajnimeve për rritjen në nivel ndërkombëtar të kapacitetit të bizneseve të vogla dhe të mëdha.
Partnerë të këtij projekti, janë Dhoma e Tregisë dhe Industrisë Tiranë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Bari, Dhoma eTregtisë së Malit të Zi, si dhe Qendra Malazeze e Inovacionit, “Tehnopolis”.
Nisma pritet të përmirësojë fillimisht regjistrat e biznesit të çdo vendi.
Italia dhe Mali i Zi, ndryshe nga Shqipëria, e kanë të detyrueshme me ligj, regjistrimin e sipërmarrjeve në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.