Turizmi, rekord hyrjesh në pesë muajt e parë

Turizmi, rekord hyrjesh në pesë muajt e parë


Vizitat për turizëm në Shqipëri, këtë vit kanë shënuar rekord, krahsuar me periudhat e viteve të mëparshme. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në pesë muajt janar-maj, kanë hyrë në vend 1.4 milionë shtetas të huaj, duke u rritur 7.7% ndaj të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Hyrjet nga Kosova kryesojnë me shtetasit që janë gati sa një e treta e të gjithë personave (443 mijë)

Në muajin maj, vizitat e shtetasve gjermanë shënuan rritjen më të madhe me 61,5 %, ndërsa pati ulje të ardhjeve të shtetasve nga kosova me 8,7 %.

INSTAT vëren se polakët janë ata që jo vetëm kanë treguar interes, por e kanë rritur më shumë interesin për shqipërinë krahasuar me çdo shtetas tjetër të huaj. Fluksi I tyre u rrit mbi 34% në krahasuar me të nëjjtën periudhë të një viti më parë.

Vizitorët polakë në pesë muaj ishin 13 mijë, ndërkohë që pas kosovarëve, në numër renditen maqedonasit  dhe grekët. Hyrjet nga Maqedonia u rritën 6% dhe nga Greqia 7%.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0