Harmonia veçon liderët me influencë nga çdo person tjetër. Ja pse

Harmonia veçon liderët me influencë nga çdo person tjetër. Ja pse


A keni vënë re ndonjëherë se shumica e njerëzve thonë një gjë dhe bëjnë një tjetër? Po të mendoni për fëmijërinë tuaj, ndoshta ju kujtohet dikush që ju ka thënë: “Bëni atë që  them unë, por jo ​​atë që bëj une”. Dhe ka shanse që dhe ju keni bëre diçka të tillë. Bota është e mbushur me njerëz që thonë, “po përpiqem të bëj më të mirën”, edhe pse nuk është ashtu.

E vërteta është se shumica e njerëzve ende jetojnë si adoleshentë – duke u thënë prindërve një gjë dhe duke bërë një tjetër. Dhe të gjithë e kemi bërë këtë. A ka pasë raste që i keni zbukuruar aspekte të caktuara tuajat për t’u dukur mirë në sytë e dikujt që ju intereson?

Të gjithë e kemi bërë. Por, disa nga ne – ata të motivuar për t’u bërë njerëz dhe profesionistë më të mirë janë munduar t’i largohen kësaj tendence. Sepse e dinë se përputhshmëria është pjesë e të qenit një person më i mirë dhe më i pjekur. Dhe, kur bëhesh një person më i mire, bëhesh edhe një udhëheqës më efektiv. Një aspekt i rëndësishëm, por shpesh i nënvlerësuar i lidershipit është përputhshmëria midis fjalës dhe veprimit. Mes vlerave dhe sjelljes. Dhe midis mendimeve dhe ndjenjave.

Le të kthehemi kur ishit fëmijë, çfarë mendoni për personin që ju tha të bëni atë që thotë ai dhe jo atë që bëri ai? Ndoshta ju i keni respektuar dhe admiruar ata. Por, si një i rritur, kur sheh një udhëheqës që predikon një gjë dhe pastaj praktikon diçka të ndryshme, humbet respektin. Ju filloni dhe nuk e vlerësoni opinionin e atij personi.

Por, titulli që ata mbajnë ka rëndësi. Ju keni më shumë gjasa të bëni atë që dikush thotë nëse ai ka pushtet mbi ju. E megjithatë, është demoralizuese të kesh një udhëheqës që sillet në kontrast të thellë me vlerat e tij të deklaruar. Kjo krijon nje ambient hipokrit që kërcënon kompaninë. I tregon punonjësit se ndershmëria, transparenca dhe harmonia nuk kanë rëndësi. Kjo i bën punonjësit të mendojnë se mund të bëjnë çfarë të duan, për aq kohë sa nuk kapen.

Askush nuk dëshiron të punojë për një bos që flet për aspirata dhe pastaj veprimet që ndjek janë të ndryshme. Të shikosh njerëz si ata t’i thonë vetes lider vetem për shkak të titullit është e rëndomtë.

Udhëheqësit e vërtetë, ata që frymëzojnë, motivojnë dhe përshpejtojnë rritjen, veprojnë me përputhshmëri dhe autenticitet. Ata bëjnë atë që thonë ata. Sepse kur i bëni këto gjëra, kur jetoni sipas vlerave tuaja dhe siguroheni që veprimet tuaja janë në përputhje me fjalën tuaj, tregoni rëndësinë e pranisë tuaj.

Fusha juaj e energjisë është e dukshme. Ju ndryshoni gjendjen e një dhome vetëm duke ecur. Fokusi dhe vëmendja juaj jep respekt dhe admirim nga shikuesit. Kur jeni në një mendje me veten dhe dëgjoni intuitën tuaj, fjalët tuaja kanë më shumë peshë. Njerëzit e marrin fjalën  tuaj si të vërtetë dhe jo mendim. Ata bëjnë atë që kërkoni prej tyre, sepse ata besojnë tek ju edhe më shumë se fjalët tuaja.

Kjo është e vërteta rreth udhëheqësve të vërtetë – prania e tyre është shumë më e vlefshme se fjalimi i tyre. Vetëm harmonia e tyre i instalon shpresat dhe i motivon njerëzit që të sfidojnë veten e tyre për të vazhduar të rriten. Nëse jetoni në harmoni do të thotë që ju keni lëvizur përtej tendencave të fëmijërisë tuaj. Ju jeni rritur dhe jeni bërë një person që nuk është vetëm përgjegjës për të tjerët, por ka fituar sfidën e zotërimit të vetes. Në këtë botë të kënaqësisë sipërfaqësore, vetë-zotërimi është e vështirë. Duhet njohuri dhe intuitë. Duhet pasion dhe motivim. Duhet vetë-dhembshuri dhe durim. Dhe shumë përsëritje.

Lëvizja përtej impulseve tuaja për të vonuar kënaqësinë dhe për të besuar ndjenjat tuaja kërkon shumë dekada pune me veten. Por, kjo është ajo që e bën harmoninë kaq të vlefshme – është shumë më reale sesa fjalët. Është diçka që njerëzit rreth jush mund ta ndiejnë.

Mbani mend, njerëzit nuk do të kujtojnë gjithmonë atë që thoni, por ata do të kujtojnë se si janë ndjerë në praninë tuaj. Kjo është arsyeja pse përputhshmëria është e rëndësishme. Me presionin e madh nga aksionerët dhe kërkesat e tregut në zhvillim, udhëheqësit kërkohet të bëhen robotikë, për të rritur të ardhurat me çdo kusht. Për të bërë gjithçka që duhet për të përmirësuar vijën fundore.

Në këtë rast, duhet patur parasysh se kompanitë nuk janë robotë – ato janë faqe të ndërlikuara të njerëzve të vërtetë. Udhëheqësit në botën e sotme, e cila ndryshon me shpejtësi, nuk mund të përqëndrohen vetëm në fitim, ata gjithashtu duhet të fokusohen në vetvete. Ata duhet të vazhdojnë të sfidojnë veten e tyre për të bërë atë që thonë, për të praktikuar atë që predikojnë dhe për të jetuar me pajtim. Kjo është ajo që bëjnë liderët e mëdhenj. Dhe kështu e veçojnë veten nga të tjerët.

Marrë nga Inc.com

Përktheu: Adela Saliaj

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0