Milionerët shqiptarë: 10 depozituesit më të mëdhenj zotërojnë 500 mln euro kursime në banka

Milionerët shqiptarë: 10 depozituesit më të mëdhenj zotërojnë 500 mln euro kursime në banka


Në dhjetë klientët më të mëdhenj kanë ulur ekspozimin e tyre në kursimet bankare, por gjithsesi në fund të vitit të kaluar ata zotëronin rreth 500 milionë euro kursime ne sistem.

Departamenti i Mbikëqyrjes Bankare në Bankën e Shqipërisë raportoi se fundmi se depozitat në sistemin bankar arritën në fund të vitit 2017 në 1.16 trilion lekë me një rritje vjetore prej 0.74%, krahasuar me një vit më parë.

Në dhjetor 2017, dhjetë depozituesit më të mëdhenj zotëronin 5.46% të totalit të depozitave të sistemit bankar me mbi 65 miliardë lekë ose rreth 500 milionë euro, kundrejt 6.16% që zinin në dhjetor 2016.

Banka verën se e njëjta ecuri tkurrëse e përafërt vërehet edhe për grupet e tjera të depozituesve të mëdhenj. Depozitat e individëve mbeten baza kryesore e depozitave të sistemit, me peshë prej 83.24% të totalit të depozitave, por me një rënie rreth 0.19 pikë përqindjeje krahasuar me një vit më parë.

Lexoni: Shpallet lista e më të pasurve, ja cilët janë 10 shqiptarët që kryesojnë listën

Ekspertiza e bankës shpjegon se kjo sjellje vjen si pasojë e kombinimit të efekteve të ecurisë së normave të interesit të tregut me faktorë të jashtëm. Gjatë këtij viti, llogaritë e bizneseve janë rritur me ritme më të larta se llogaritë e individëve (përkatësisht 3.27% dhe 0.46%).

Depozitat e sistemit janë rritur me rreth 8,5 miliardë lekë këtë vit, përkundrejt rritjes me rreth 59 miliardë lekë, në vitin 2016.

Depozitat e klientëve mbeten burimi kryesor i financimit për sistemin bankar shqiptar, me një peshë prej 80.41% (82.27% në dhjetor 2016) të totalit të pasivit.

Pesha e monedhës vendase në totalin e depozitave ka rënë lehtësisht në 47.08%, nga 47.2% në dhjetor 2016.

Struktura e maturitetit është zhvendosur në drejtim të afateve më të shkurtra, sepse është rritur pesha e llogarive rrjedhëse dhe depozitave pa afat, ndërkohë që depozitat me afat janë tkurrur relativisht nën ndikimin e uljes së vazhdueshme të normave të interesit të tregut.

Raporti kredi/depozita, në dhjetor 2017, paraqitet në nivelin 51.55% (dhjetor 2016, 51.86%), duke reflektuar një potencial të madhe në kredidhënie.

burimi: Monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0