Airbag për telefonin, ja çfarë ka shpikur ky student gjerman

Airbag për telefonin, ja çfarë ka shpikur ky student gjerman


A jeni nga ata që me zor mbusheni me frymë kur telefoni ju rrëshket nga duart dhe përfundon në tokë? Duket se kësaj ndjesie të frikshme do t’i shpëtojmë shumë shpejt falë një shpikjeje të re.

Një student gjerman me emrin Philip Frenzel ka patentuar një zgjidhje potenciale për problemin më të madh që kemi me telefonat: AD (aktive dampening).

Kasa është e pajisur me sensorë që mund të zbulojnë kur telefoni është në rënie të lirë, gjë që nxit lirimin e menjëhershëm të katër këmbëzave duke penguar telefonin të godas tokën. Në këtë mënyrë parandalohet ndonjë goditje apo çarje.

Nuk është ende në shitje, por Frenzel tashmë ka fituar një patentë dhe ka marrë një çmim nga Shoqata Gjermane e Mekatronikës për krijimin e tij.

Ja sesi funksionon kjo kasë:

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0