Punonjës të Google largohen pas projektit të dronit ushtarak me Pentagon

Punonjës të Google largohen pas projektit të dronit ushtarak me Pentagon


Një numër i madh punonjësisht të “Google” janë larguar nga kompania pas përfshirjes së saj në Project Maven, një projekt i Pentagon për ndërtimin e një droni ushtarak, i cili ndihmohet nga inteligjenca artificiale (AI). Ndërkohë 4000 punonjës të “Google” kanë firmosur një peticion për shkëputjen nga ky projekt dhe mos përfshirjen e “Google” në projekte ushtarake në të ardhmen.

Project Maven, kërkon që të ndihmojë ushtrinë të analizojë pamje të dronit më shpejt nëpërmjet machine learning. Qëllimi është të identifikohen objekte dhe njerëz për t’u rishikuar nga njerëz më pas. Ata që dhanë dorëheqjen, folën për probleme etike mbi përdorimin e AI në operacione me drone si dhe përfshirjen e gjërë në projekte të sferës politike dhe ushtarake. Për shembull, Google sponsorizoi Konferencen Konservatore të Veprimit Politik pak kohë më parë.

Disa të tjerë thanë se “Google” sa vjen e po bëhet më pak transparente me punonjësit mbi vendimet dhe drejtimet e kompanisë.

Opozita ndaj Maven duket se po rritet akoma edhe më shumë brenda kompanisë. 1 muaj më parë 3100 punonjës kishin firmosur peticionin. Rreth 5.4% e punonjësve kanë ngritur zërin lidhur me këtë. Ndërkohë Google është duke vazhduar, dhe duke cituar që projekti është open source, dhe ushtria mund t’a përdorë atë edhe pa kompaninë.

Disa nga punonjësit që u larguan dhe disa nga ata që kanë firmosur peticionin, thonë se veprimi i kompanisë bie ndesh me “ethos”-in e Google. Motoja “Mos ji ëngjëll” ka qënë prej kohësh në zemrën e parimeve të kompanisë. Kompania insiston se inteligjenca artificiale nuk po përdoret për të realizuar sulme. Por, vetëm përfshirja e kompanisë në projekte të tilla ka irrituar disa punonjës.

Burimi: Engadget

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0