Trajnim: "Buxhetimi me pjesëmarrje"

Trajnim: “Buxhetimi me pjesëmarrje”


Në datën 19 Maj 2018 do të zhvillohet trajnimi “Buxhetimi me pjesëmarrje” në ambjentet e Hotel “Continental” Vorë, në kuadër të projektit “Platform, the Voice of Youth”, në orën 09:00 – 16:00.

Ky trajnim synon të njohë të rinjtë pjesëmarrës nga Vora me konceptin dhe hapësirën ligjore të buxhetimit me pjesëmarrje dhe t’i mesojë atyre sesi mund të bëhen pjesë e hartimit të buxhetit.

Trajnimi është i hapur për gjithë të rinjtë, të cilët banojnë në Bashkinë e Vorës.

Pjesëmarrësit në fund të aktivitetit do të pajisen me certefikata pjesëmarrjeje.

Ky projekt mbështetet nga fondi i nën-grantimit “Rrjetëzimi dhe shkëmbimi i njohurive ndërmjet OSHC-ve në fushën e anti-korrupsionit dhe qeverisjes së mirë në nivel vendor”- Raundi II, në kuadër të projektit CIVILISC, financuar nga BE, zbatuar nga IDM, në partneritet me Fondacionin RiskMonitor, Bullgari.

Të gjithë të rinjtë e interesuar të kontaktojnë kordinatorin e projektit në emailin: gentjanhajdari8@gmail.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0