Xenia Tchoumi është influencuese, sipërmarrëse dhe folëse në publik, e cila jeton në Londër.
E diplomuar për ekonomi dhe me njohuri shumë të mira rreth sipërmarrjes, influencuesja zvicerane-italiane, me origjinë ruse, flet gjashtë gjuhë (italisht, rusisht, anglisht, gjermanisht, frengjisht dhe spanjisht). Ajo refuzoi një ofertë për të punuar me orar të plotë në JP Morgan, për të vazhduar sipërmarrjen e saj në revistën online, Chicoverdose.
Ky website prodhon përmbajtje unike dhe në modë, që lexohet nga qindra mijëra lexues në nivel global. Xenia ka punuar ose është ambasadore dixhitale e markave si Ferragamos, IWC, Bulgari, American Express, Rolls Royce, Tod’s, Hogan, Tom Ford dhe Dior, si dhe markat lifestyle si Vodafone, Sky dhe Huawei.
Ajo bën rregullisht photoshooting për marka si L’Officiel, Vanity Fair ose Elle. Kohët e fundit ajo ka realizuar tri biseda motivuese TEDx si dhe foli në Kombet e Bashkuara.
Xenia ka 6 milionë ndjekës në Facebook dhe 1.3 milionë në Instagram. Ajo është një kontribuese freelance e revistës si dhe mbështet fort fuqizimin e femrave.
Spark.me sjell histori nga zgjidhjet teknologjike më inovative, modele të reja të biznesit, strategji angazhimi të markave, iniciativa për ndryshimin e botës dhe bashkon së bashku biznesin, teknologjinë, udhëheqësit e inovacionit, marketerët, startup-et dhe geeks.
Ju mund të gjeni më shumë informacion në lidhje me konferencën në faqen zyrtare të Spark.me, në faqen në Facebook, në Twitter dhe në Instagram.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.