Apple dhe Volkswagen janë zyrtarisht bashkë në biznesin e makinave.
Apple ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë gjermane të automobilave Volkswagen për të zhvilluar makina me vetë-ngarje për punonjësit e saj.
Kjo sipas disa lajmeve të publikuara ditët e fundit, të cilat zbulojnë disa detaje nga plani i Apple për të kthyer disa nga furgonët e Volkswagen me një sistem vetë-ngarës.
Apple do të pajisë furgonin T transporter të Volkswagen me teknologjinë e tij të drejtimit të makinës pa një shofer.
Bashkëpunimi midis Apple dhe Volkswagen është parë si një plus për gjigandin e teknologjisë së konsumit, i cili kishte shpresa të mëdha për projektin e tij të makinave pa shofer kur u lançua në vitin 2014. Apple ka kërkuar bashkëpunime me BMW dhe Mercedes-Benz. Por këto nuk janë realizuar.
Marrëveshja me Volkswagen mund të ndihmojë në jetësimin e një pjese të projektit të menduar nga Apple, që vazhdimisht është ndërprerë për shkak të mungesës së seriozitetit dhe pagesave të punonjësve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.