Gerond Aliaj është i pari shqiptar që ka investuar një shumë të madhe parash për blerjen e një serveri që do të mundësonte chat-in mes bashkëatdhetarëve të kudondodhur në botë, përmes shqipëria.com në vitin 1999.
Prej atëherë ai nuk ndalet më në kontributin e vazhdueshëm teknologjik që ua lehtëson shqiptarëve komunikimin virtual.
Për herë të parë shqiptarët në të gjithë botën kanë një hapësirë vetëm të tyren online që do t’u mundësojë të njohin shpirtin binjak.
“1 kafe” është i pari dhe i vetmi aplikacion që i dedikohet “takimeve” online të shqiptarëve.
Nuk ka rëndësi në cilin cep të botës ndodheni, me një shkarkim të aplikacionit ju do mund të jeni në kontakt me këdo, kudo.
Gerondi ka studiuar Informatikë, menaxhim dhe marketing ndërsa prej 21 vitesh jeton larg Shqipërisë.
Kush më mirë se ai mund ta dijë vështirësitë që shqiptarët kanë për t’u njohur me njëri-tjetrin ndërsa dëshira që të jenë në kontakt mbetet e madhe.
“Aplikacioni ka bazë romantike, kam dashur gjithmonë që gjuha jonë, zakonet, traditat të mos humbin. Kur je jashtë vendit e kupton se sa vlerë ka vendi yt dhe të vjen inat kur sheh që nuk e vlerësojnë sa duhet. Duhet të shfaqim anën tonë të mirë e japim zë me shumë asaj, sepse jashtë vendit jo gjithmonë është parajsë”, tregon Gerondi.
Aplikacioni ka vetëm rreth 10 ditë që është i disponueshëm, megjithatë me mijëra shqiptarë i janë përgjigjur pozitivisht.
Informimi mbi këtë platformë online është shtrirë edhe në terren. Në Tiranë dhe në Prishtinë janë shpërndarë fletëpalosje që informojnë shqiptarët mbi “1 kafe”.
Ky aplikacion ka edhe një anë tjetër, u vjen në ndihmë artistëve shqiptarë që duan të krijojnë evente rreth aktiviteteve në vende të ndryshme të botës.
Klikoni këtu për të shkarkuar aplikacionin: 1Kafe
/27.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.