Instituti Shqiptar i Statistikave (INSTAT) raporton se në tre muajt e parë të këtij viti, Shqipëria është vizituar nga 677 mijë shtetas të huaj. Ky është një fluks 12.5% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në fluksin e të huajve kryesojnë kosovarët, me 226 mijë e ndjekur nga grekët dhe italianët.
Hyrjet e të huajve në kufi sipas numrit më të lartë
Kosovarë 226 mijë (rritje 12%
Grekë 98.7 mijë (rritje 19% )
Maqedonas 98 mijë (rritje 3%)
Malazezë 75.3 mijë (rritje 1.5%)
Italianë 55.6 mijë (rritje 12%)
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto