Dështimi mund të jetë i mirë për biznesin tuaj

Dështimi mund të jetë i mirë për biznesin tuaj


 

Askujt nuk i pëlqen dështimi. Por kur liderët e biznesit diskutojnë sukseset e tyre, ata ja nisin së pari nga dështimi.

Julie Wainwright, ishte shefja ekzekutive e Pets.com, një startup interneti i cili nuk i mbijetoi fluskës teknologjike 2000 dot-com. Dështimi, thotë ajo, do t’ju mësojë thellësinë e këmbënguljes tuaj dhe mund të zbulojë se ju keni “më shumë forcë të brendshme, më shumë këmbëngulje, më shumë grint … sesa keni menduar ndonjëherë”.

Pas eksperiencës së saj me Pets.com. Wainwright nisi të krijojë një kompani të suksesshme online për veshje. “Pasi të dilni në anën tjetër të dështimit, “tha ajo,”do të kuptoni se jeni përballur me frikën tuaj më të madhe dhe ja dolët. Ana tjetër e dështimit është një eliminim i madh i frikës nga dështimi”.

Po njësoj, autorja J.K. Rowling thotë se përpara se të bëhej e suksesshme me librat Harry Potter, dështimi i saj e formësoj atë si person. “Dështimi për mua ishte çrrënjosja e të parëndësishmes,” thotë Rowling. “Unë isha e lirë, sepse frika ime më e madhe u largua, dhe unë isha akoma gjallë. Humnera e jetës sime u bë baza e fortë mbi të cilën unë rindërtova jetën time. ”

Bizneset që rezultojnë nga dështimi vlerësohen nga industria e teknologjisë. Kompanitë e dështuara dalin nga rruga ku ndodhen për të ndarë më pas historitë e tyre dhe mësimet që ata kanë mësuar.

Në X, fabrika e idesë së Google, drejtori Astro Teller shkon aq larg sa përdorë shpërblime për të inkurajuar punonjësit e tij të dështojnë. “Fabrika jonë është një vend i ç’rregullt,” thotë ai, “por në vend që të shmangim rrëmujën dhe të pretendojmë se nuk është atje, ne jemi përpjekur ta bëjmë atë forcë tonën. Ne shpenzojmë pjesën më të madhe të kohës duke thyer gjërat dhe duke u përpjekur të dëshmojmë se jemi të gabuar “.

Në një diskutim të kohëve të fundit mbi përfitimin e papritur të pranimit të dështimit, Teller shpjegoi se ai i inkurajon punonjësit që të përqafojnë dështimet, sepse dështimi ju detyron të ndryshoni perspektivën tuaj dhe “nganjëherë”, thotë ai, “ndryshimi i perspektivës është më i fuqishëm sesa të qenit i zgjuar. ”

/ShareAmerica

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0