Ku të gjeni kandidatë idealë për biznesin tuaj?

Ku të gjeni kandidatë idealë për biznesin tuaj?


Gjetja e njerëzve të duhur për ekipin tuaj është e rëndësishme dhe shumë e vështirë. Jo vetëm që duhet të gjeni kandidatë të aftë për të ndërtuar diçka nga e para, por gjithashtu duhet të gjeni kandidatë të cilët buxheti juaj i kufizuar mund t’i përballojë.

Nëse kërkoni në vendet e duhura, i tërë procesi bëhet më i lehtë. Kështu që nëse po kërkoni kandidatë energjikë, të talentuar dhe të përballueshëm për biznesin tuaj fillestar, filloni këtu:

Faqet e punësimit

Në varësi të asaj që po kërkoni, postimi në një rrjet të vogël të faqeve të punës mund të ju ofrojë shumë aplikues potencialë. Bëhuni sa më specifikë në përshkrim dhe kërkesat tuaja për të fituar rezultatet sa më të mira.

Evente

Eventet profesionale janë aty ku njerëzit dëshirojnë të takohen me njerëz të cilët gjithashtu dëshirojnë të takojnë njerëz. Disa kërkojnë investitorë, klientë ose thjesht shokë, por një përqindje domethënëse janë të pa punësuar ose punonjës të cilët po kërkojnë punë të re. Ndiqni këto ngjarje rregullisht për të takuar punonjës potencialë, ose të takoni njerëz të cilët njohin punonjës potencialë.

Ngjarjet vullnetare

Ngjarjet vullnetare janë mundësi të mrekullueshme për të takuar kandidatë. Gjasat janë që njerëzit të cilët i takoni aty nuk e kanë paranë prioritet kryesor, ata mund të jenë të gatshëm të punojnë shumë për një qëllim të mirë dhe me siguri janë të lidhur në komunitet. Por edhe nëse nuk takoni dikë, ju të paktën do të bëni diçka produktive dhe të vlefshme.

Ngjarjet e komunitetit

Ngjarjet e komunitetit përfshijnë shitjet në panaire të ndryshme, dhe përderisa është e vështirë të jeni në një turmë të përgjithshme, ka shumë mundësi që të takoni profesionistë të cilët përshtaten me kërkesat tuaja.

Media sociale

Ka shumë mënyra përmes të cilave mund të përdorni mediat sociale për të gjetur kandidatë. Ju mund të kërkoni lidhje të përbashkëta në Facebook dhe LinkedIn. Ju mund të kërkoni kandidatë në Twitter. Ju mund të kërkoni kandidatë bazuar në linjën e tyre aktuale të punësimit. Ju madje mund të shpenzoni pak para për të postuar një reklamë. Profilet e mediave sociale shërbejnë si rezyme të ditëve moderne, kështu që përdorni transparencë në të mirën tuaj.

Ekspozita të kolegjeve

Ju mund të hezitoni të punësoni dikë i cili vetëm sa është diplomuar, por të diplomuarit kanë tendenca të jenë kandidatët më pasionantë, më energjikë dhe më të përballueshëm, duke i bërë ata të përsosur për bizneset fillestare.

Korporata të mëdha

Shumë punonjës të cilët zgjedhin t’i bashkohen një biznesi fillestar në fazat e hershme e bëjnë këtë sepse janë të ngopur me botën e korporatave tradicionale. Përderisa kërkimi direkt nga kompanitë e mëdha nuk është i këshillueshëm, ju mund të kërkoni njerëz të cilët kërkojnë mundësi të reja.

Forume dhe faqe të industrisë

Nëse biznesi juaj fillestar i takon një industrie apo fushe specifike, kontrolloni webfaqet, bloget dhe forumet të cilat i takojnë asaj industrie. Ju me shumë gjasa do të gjeni marka personale të cilat bëjnë postime të rregullta, dhe një komunitet aktiv të ndjekësve të cilët bëjnë komente.

Lidhjet e brendshme

Shfrytëzoni fuqinë e rrjetit tuaj aktual personal për të gjetur kandidatë. Tregoni secilit që njihni se çfarë po kërkoni në një kandidat, duke përfshirë shokët, familjen dhe ish kolegët. Gjasat janë se, ka të paktën një person i cili njeh dikë i cili do të ishte i interesuar për një vend pune.

Këto vende duhet të prodhojnë të paktën disa kandidatë premtues për biznesin tuaj fillestar. Edhe pse ju me shumë gjasa jeni nën presion për të gjetur dikë shpejtë, mos u nxitoni në vendimin tuaj. Anëtarët e ekipit tuaj do të jenë përgjegjës për t’a bërë biznesin tuaj të suksesshëm, kështu që merrni kohën për të gjetur kandidatët e duhur për ambientin tuaj ideal. Gjithmonë ka kohë për të shtuar, por sa më i mirë ekipi me të cilin punoni, aq më mirë do të jetë për ju më vonë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0