Jo vetëm Frymëzim. Në numrin 16 të BusinessMag

Jo vetëm Frymëzim. Në numrin 16 të BusinessMag



Numri i ri i revistës BusinessMag është i disponueshëm online. Në këtë edicion kemi shkuar
përtej asaj që sjellim zakonisht tek ju duke tentuar të jemi diçka më shumë se vetëm Frymëzim. Artikujt e pasqyruar trajtojnë tematika të ndryshme, ku mund të gjeni edhe opinione specialistësh dhe ekspertësh. Duke ndjekur çfarë ndodh në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, synojmë të masim e të përcjellim tek ju pulsin e dinamikës së biznesit në vend.

Megjithatë, një pjesë e mirë e artikujve të këtij numri vijojnë të“injektojnë”shpresë e frymëzim tek ju. Përmes modeleve të reja, shembujve të suksesit, objektivi ynë është t’ju orientojmë  drejt të menduarit kritik dhe të vepruarit proaktiv në një vend ku problemet nuk kanë të sosur.

Ju mund të shkarkoni këtu nr 16 të revistës.

Duhet të kemi parasysh se për disa, problemet dhe telashet nuk janë pengesa, por përbëjnë stimuj për të gjeneruar zgjidhje. Shembuj nga vendi dhe bota, ju sjellim duke u dhënë hapësirë modeleve të reja të sipërmarrjes. Janë ata që edhe pse nuk iu del emri në TV, me punën e tyre po ia dalin me përulësi të sjellin ndryshim dhe avancim në fushat ku operojnë. BusinessMag beson fort tek ata që nuk ndalen, por kapërcejnë barrierat dhe me kokëfortësi dhe me  vullnet e buzëqeshje vazhdojnë të ecin. Me siguri, çdo ndryshim, sado i vogël, do të sjellë rezultat të madh nëse përqafohet nga sa më shumë mendje të ngjashme.

Në këtë numër,  gjeni histori suksesi sipërmarrësish e biznesesh, reflektime si ata kanë arritur të jenë të tillë. Një analizë për emigracionin, sjell konkretisht dramën e një familje shqiptare dhe reflektimin si kjo dramë rishfaqet në dhjetëra mijëra familje. Ndërkohë bizneset e reja inovatore po nxiten nga Hub-e ndërkombëtare për të sjellë ndryshimin. Të tilla janë gjashtë sipërmarrje në fushën e teknologjisë, tashmë bërthama e UK Albanian Tech Hub.

Duke hulumtuar mbi invesimet, kemi vëne re se grupet e mëdha shqiptare po shtojnë ndjeshëm investimet dhe kryesisht në Maqedoni. Këto dhe shumë të tjera në numrin 16 të BusinessMag.al

Ju mund të shkarkoni këtu nr 16 të revistës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0