Por, një tjetër ‘treg’ është gjithashtu i rëndësishëm : punonjësit.
Përse është kaq i rëndësishëm ky treg, proces i cili njihet edhe me emrin ‘’marketingu i brendshëm’’?
Së pari, sepse është mënyra më e rëndësishme e cila i ndihmon punonjësit të krijojnë një lidhje të fortë emocionale me produktet dhe shërbimet që ofrojmë.
Gjithashtu, njerëzit të cilët kujdesen dhe besojnë te marka për të cilën punojnë, janë të motivuar të punojnë më shumë dhe besnikëria ndaj kompanisë është më e lartë.
Për fat të keq, në shumë kompani, marketingu i brendshëm pothuajse nuk ekziston.
Ne kemi zbuluar 4 mënyra se si mund të marketoni punonjësit tuaj dhe t’i bëni punonjësit të ‘jetojnë’ vizionin e kompanisë.
1.Komunikoni vizionin tuaj
Nëse i pyesni punonjësit për vizionin dhe misionin e kompanisë, mundësitë janë që secili punonjës do ta artikulojë mesazhin në mënyra të ndryshme. Sigurohuni që punonjësit tuaj i kuptojnë vlerat të cilat po mundoheni t’u ofroni konsumatorëve tuaj. Është e rëndësishme që të gjithë të flasin të njëjtën gjuhë kur bëhet fjalë për ‘kush jemi’’ dhe ‘’çfarë bëjmë’.
2.Njihni punonjësit tuaj
Njihni vlerat, pikat e forta dhe aspiratat e çdo punonjësi për të kuptuar si puna e çdo punonjësi përshtatet me të gjithë panoramën e kompanisë. Sa më mirë t’i kuptoni, më e thjeshtë do të jetë që ata të mbështesin markën. Gjitashtu kushtojini rëndësi ambjentit fizik, teknologjik dhe proceseve. Nëse marka juaj është e fuqishme mjaftueshëm, ajo do të tërheqë njerëzit e duhur që dëshironi të punojnë për kompaninë tuaj.
3.Punësoni njerëzit e duhur
Menaxhimi i burimeve njerëzore duhet të jetë një element i rëndësishëm në procesin e ndërtimit të markës. Përse? Sepse njerëzit janë asetet më të rëndësishme të kompanisë. Ata janë ambasadorët e vërtetë të markës. Rekrutimi dhe punësimi duhet të jetë i lidhur fort me premtimet e markës që të tërhiqni njerëzit e duhur për kompaninë. Shumë kompani e kanë kuptuar këtë. AirBnB e bën këtë gjë. Misioni i kompanisë është të krijojë një botë ku çdokush i përket dhe është i trajtuar me dinjitet dhe respekt.
4.Lërini punonjësit të drejtojnë dhe të flasin me zërin e tyre
Imagjinoni një punonjës i cili u shërben shumë klientëve çdo ditë, por që i ka duart ‘të lidhura’ sepse duhet të bëjë çdo ditë saktësisht çfarë i është thënë të bëjë.
Jepuni punonjësve disa mundësi për të bërë atë çfarë ju do të bënit në disa situata.
Duke i ndihmuar punonjësit që të shprehin opinionet e tyre ju i bëni ata ambasadorë dhe përkrahës të markës.
Southwest Airlines u dha mundësinë punonjësve të çdo departamenti që të dizenjonin uniformat e reja, dhe punonjësit u shprehën se ishte një eksperiencë e paharrueshme. Southwest u jep punonjësve liri të jenë vetvetja dhe pranohen për sugjerimet e tyre. Punonjësit e lumtur do të bëjnë dhe konsumatorët të lumtur.
Inkurajoni punonjësit të jenë vetvetja, trajtojini si ju do të donit të trajtoheshit dhe kështu mund fitoni një ambasador të markës. Mbështetja që një punonjës i bën markës është më e fuqishme sesa një ambasador marke i paguar ose opinioni i drejtuesit të kompanisë.
Kristi Dhana, Koordinatore Marketingu
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.