Bitcoin, sa më i njohur bëhet, aq më shumë urrehet

Bitcoin, sa më i njohur bëhet, aq më shumë urrehet


Charlie Munger, 96 vjeçari zëvendës president në Berkshire Hathway të Warren Buffet i është referuar bitcoin si një “helm toksikues” të mërkurën gjatë një mbledhjeje me aksionerët për Daily Journal, një kompani botuese për të cilën Munger shërben si kryetar dhe drejtor.

Asnjëherë nuk e kam konsideruar dy herë për të bërë diçka me bitcoin,” tha Munger, sipas një raporti. “E urrej minutën kur rritet, sa më popullor bëhet aq më shumë e urrej atë.

Munger mendon se qeveria duhet të rrisë lojën e saj kur bëhet fjala për rregullimin e kriptomonedhave.

Lexoni: Ky shtet do t’i paguajë taksat me Bitcoin

“Qasja jonë është e gabuar,” tha ai. “Përgjigja e duhur është të bëhen hapa përpara dhe kjo është punë e qeverisë.”

Gjatë një bisede në Capitol Hill këtë muaj, J. Christopher Giancarlo, kryetari i “Commodities Futures Trading Commission”, tha se agjencia do të merrte një qasje “do not harm” për kriptomonedhat për të nxitur inovacionin në tregun e sapolindur.

Unë besoj se ‘do no harm’ është qasja e duhur për teknologjinë e shpërndarë,” tha Giancarlo. “Me balancën e duhur të politikës së shëndoshë, mbikëqyrjen rregullatore dhe inovacionin e sektorit privat, teknologjitë e reja do të lejojnë që tregjet amerikane të zhvillohen në mënyra të përgjegjshme dhe të vazhdojnë të rritin ekonominë tonë dhe të rrisin prosperitetin.

Sa për Munger, kriptomonedhat pasqyrojnë idenë se “të gjithë dëshirojnë para të bëra lehtë” më shumë se sa zotësinë njerëzore.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0