5G edhe në Shqipëri këtë vit?!

5G edhe në Shqipëri këtë vit?!


Këtë vit, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare mund të tenderojë dhënien e disa frekuencave të reja që mundësojnë ofrimin e shërbimit 5G për kompanitë celulare dhe grupe të tjera. AKEP ka miratuar të enjten një dokument të hapur tashmë për këshillim publik, “Mbi dhënien e të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 800 MHz (790-862 MHz).”

Frekuencat ishin në përdorim nga televizionet, por me procesin e dixhitalizimit, ato pritet të kalojnë në dispozicion të AKEP dhe pas pak muajsh mund të nisë puna për tenderimin e tyre te kompanitë celulare.

Lexoni : https://businessmag.al/5-gjera-qe-duhet-te-dini-per-5g/

Akep vëren se, kjo i hap rrugën procesit të shumëpritur që këto frekuenca, deri më sot në përdorim nga subjektet e transmetimeve audovizive dhe nën administrimin e AMA-s, t’i kalojnë në disponim efektiv për administrim AKEP-it sipas Planit Kombëtar të Frekuencave. Ky plan, thekson se frekuenca të tilla janë për përdorim nga operatorët që ofrojnë rrjete dhe shërbime publike të komunikimeve elektronike – telefoni e lëvizshme, për të mundësuar ofrimin e shërbimeve të gjeneratave teknologjike të avancuara të sotme dhe të prespektivës të njohura ndryshe si LTE.

“Procesi i ndjekur për të arritur deri në këtë fazë, ka qenë i gjatë dhe shumë i vështirë për shkak të përdorimit të tyre për transmetime audiovizive dhe nevojës së lëvizjes së këtyre transmetimeve në transmetim dixhital dhe arriti të realizohet përfundimisht.”

Hapat drejt 5G, “e rendisin edhe Shqipërinë në vendet më të zhvilluara në Rajon dhe Europë në ofrimin e rrjeteve dhe shërbimeve publike të komunikimeve elektronike broadband të shpejtësisë së lartë,” vëren AKEP.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0