Pana, sipërmarrja më premtuese sociale në Ballkan   

Pana, sipërmarrja sociale më premtuese në Ballkan   


Intervistë me Pezana Rexhën, themeluese e biznesit social ‘Pana’

Së fundi fitove një çmim? Përse bëhet fjalë?

Impact 2018 është konferenca e parë rajonale ( Shqipëri, Kroaci , Mal i Zi, Bosnje Hercegovinë, Maqedoni, Slloveni dhe Kosovë ) në lidhje me sipërmarrjen sociale, mbledhja dhe bashkimi i të gjithë faktorëve që ndikojnë (qoftë organizata që ndikojnë në zhvillimin e sipërmarrjes sociale, anëtarë lokal të qeverive dhe sipërmarrës ) dhe në kuadër të kësaj konference ishte organizuar dhe një konkurs në lidhje me sipërmarrjet sociale në rajon. Në këtë kuadër e sugjeruar si pjesmarrëse nga Yunus Social Businees Balcans drejtuar nga Shkëlzen Marku, u mundësua dhe pjesëmarrja ime. Ishin 11 ide nga të cilat 3 u shpallën si sipërmarrjet më premtuese në rajon , ndër to ishim ne dhe dy ide nga Sllovenia.

Si mendon se do të të nxisë ky çmim konkretisht?

Në fakt në botën e sipërmarrjes sociale, asgjë nuk është e sigurt dhe mbi të gjitha rezultatet e konkurseve apo pjesmarrjeve nuk merren në mënyrë të menjëhershme. Unë nuk dua të shoh përfitimet e menjëhershme, pasi mendoj se nuk janë afatgjata. Për mua, ky çmim ka dy vlera, së pari në planin personal timin dhe të Panës, pasi duke parë vështirësitë e vazhdueshme në ekosistemin shqiptar është një shtysë për të vazhduar më tej dhe një çmim që tregon se po i bëjmë gjërat siç duhet e mbi të gjitha që i kemi të gjitha kapacitetet e duhura për të konkuruar në rajon dhe nëse une mendoj më gjerë, plani i dytë është tek përfaqësimi i Shqipërisë në mënyrë të denjë. Nuk jam nacionaliste por kur shoh dhe shkoj nëpër konkurse ndjej mungesën e një përfaqësimi më të gjerë dhe të denjë të Shqipërisë dhe shpesh kjo më shtyn të performoj edhe më mirë, sepse dua të ngre zërin e aftësive të vendit tonë dhe që produktet ‘’Made in Albania’’ kanë vlerë dhe mund të konkurojnë.

Për mua këto janë fitore të mjaftueshme, çfarë do vijë më pas këte do ta shohim.

Cilat janë objektivat e Panës në të ardhmen afatmesme dhe afatgjatë?

Në prill bëjmë 5 vjet dhe për mua është një moment kyç në lidhje me zhvillimin e saj. Këtu hyjnë planet tona afatshkurtra, më në fund kemi filluar punën me turne duke rritur kapacitetin prodhues dhe bërë të mundur të plotësojmë nevojat e klientëve në kohë më të shpejtë, dhe duke punuar fort për të lancuar dy nën degë të ‘’Panës’’, për të cilën do më duhet momentalisht ta mbaj sekret deri sa t’i realizojmë.

Në aspektin afatgjatë, mbase pjesa më e madhe e di, duket dhe çmenduri kur e dëgjojnë por unë e besoj fort që do të jemi në gjendje të konkurojmë tregun europian, me produktet tona tërësisht ekologjike si sipërmarrja e parë sociale që mundëson prodhimin masiv të produkteve tërësisht ekologjike.

Shohim që kërkon shpesh punonjës. Vijon të vuash për gjetjen e profesionistëve?

Sinqerisht është një pikë që nuk më ndihmon në zhvillimin e sipërmarrjes, për këtë arsye tani kam krijuar një sistem të ri, në të cilin çdo individ që punësohet, kryesisht mund të vijë dhe pa përvojië dhe i ofrojmë mundësinë e trajnimit. Mendoj që ështe problem i gjerë në aspektin e çdo biznesi, por kjo nuk duhet të na bëjë pesimist, mjafton të kërkojmë dhe punojmë pak më shumë dhe do i zgjidhim si elementë. Problemi qëndron edhe te fakti që une personalisht jam shumë kërkuese dhe dua të kem rezultate të shpejta dhe të sakta dhe shpesh të rinjtë nuk e duan gjithë këtë kërkesë apo lodhje, mendojnë se puna duhet të jetë e lehtë dhe pa intesitet. Në fakt unë deri më tani nuk kam parë ndonjë punë të tillë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0