Në një mëngjes pune, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i ftoi sipërmarrësit të investojnë duke theksuar se, ky vit është i rëndësishëm edhe në aspektin politik duke patur parasysh perspektivën europiane të vendit.
Duke iu referuar opinioneve të biznesit, Marlinda Zotaj, Drejtuese e Advantage Austria Albania thekson se, ‘’Shqetësim mbeten korrupsioni, burokracia dhe zvarritja e proceseve dhe siguria ligjore’’, e cila, sipas saj, shpresohet që do të ndryshojë me avancimin e reformës në drejtësi.
Sipas drejtueses së zyrës tregtare austriake në Shqipëri, sipërmarrjet janë të hapur për bashkëpunim në të gjitha fushat. Me më shumë interes shihen: sektori i bujqësisë, energjitika dhe trajtimi i mbetjeve’’. Këto janë edhe sektorët, në të cilët kompanitë austriake janë më të specializuara.
Gjatë takimit, ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, ftoi sipërmarrësit austriakë të angazhohen veçanërisht në fushën e konsulencës për bujqësinë. ‘’Aktualisht jemi në kushtet kur kemi mundësinë e financimit, por duhet të rrisim kapacitetet për të tërhequr këto fonde’’, tha Peleshi.
Investimet austriake në vendin tonë janë rreth 400 milionë euro nga mbi 50 kompani.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.