Në mediat sociale sot mësohet gjithçka. Një nga mënyrat më të përhapura për këtë është bërja pjesë e grupeve të ndryshme ku njerëzit ndajnë mendimet dhe idetë e tyre rreth gjërave që ju interesojnë edhe ju.
Më poshtë ju njohim me disa nga grupet kryesore që duhet t’u bashkoheni në Facebook nëse zotëroni një biznes.
Albanian Entrepreneurs është një grup shqiptar, i hapur në Facebook për të gjithë sipërmarrësit dhe dashamirësit e fushës së biznesit. Në këtë grup me 1,300 anëtarë, çdokush është i lirë të postojë informacione, artikuj, të dhëna që lidhen me zhvillimet e sipërmarrjes në vend dhe në botë. Shpesh në këtë grup zhvillohen dhe diskutime rreth temave të ndryshme, prandaj hidhi një sy dhe bashkohuni me ta.
Një tjetër grup shqiptar, që ka zgjedhur të ndajë strategji të vlefshme rreth marketingut. Arma më e fortë për të të çuar përpara një sipërmarrje. Admini i këtij grupi është Gerti Boshnjaku, përveçse një sipërmarrës i suksesshëm dhe i apasionuar pas magjisë së marketingut. Me 1,300 anëtarë, ky është një grup i mbyllur marketingu dhe për t’u bërë pjesë e tij, duhet t’ia keni pak haberin kësaj fushe.
Sipërmarrësit e rinj shqiptarë (Albanian Young Entrepreneurs)
Albanian Young Entrepreneurs është një grup në Facebook ku sipërmarrësit dhe sipërmarrësit e rinj bashkohen për të pyetur dhe përgjigjur pyetjeve, si dhe të japin komente mbi projektet, idetë dhe format e tjera të përmbajtjes. Me 1,888 anëtarë, ky është një vend i mirë për tu motivuar.
Grupi është i hapur për njerëzit nga të gjitha grupmoshat, background-et dhe industritë, dhe inkurajon anëtarët të ndërveprojnë me njëri dhe tjetrin në të gjitha çështjet sociale, kryesisht sipërmarrjen dhe biznesin në tërësi. Ky është dhe një nga grupet me më shumë anëtarë: 19,626.
Ky grup është krijuar nga Vasken Spiru, specialist i suksesshëm i komunikimit dixhtal dhe një entuziast i startup-eve, dhe ofron çdo gjë që do të donit të dinit rreth startup-eve apo platformave të tjera teknologjike. I quajtur ndryshe Ekosistemi Shqiptar i Sipërmarrjes, ai është një hapësirë përmbajtjesh dixhitale të shpërndara në nga vet anëtarët. StartUpAlbania numëron vetëm 418 anëtarë sepse për tu bërë pjesë e tij duhet të plotësoni disa kushte:
GJITHË KOMUNITETI NË NJË VEND
1.Kush mund të bëhet pjesë?
Gjithkush që ka interes për Startup-et dhe Sipërmarrjen. Ju duhet të ftoni miqtë tuaj që mund të jenë të interesuar.
2.Kush mund të postojë?
Çdo anëtar i Grupit.
3.Çfarë mund të postohet?
Çdo gjë që lidhet me startup-et dhe sipërmarrjen.
4. Si mund t’i postoj ato?
Mundohuni të shkruani disa përmbajtje origjinale së bashku me burimin përkatës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.