Konfindustria: Falimenti sërish i ARMO-s rezultat i paaftësisë dhe korrupsionit qeveritar

Konfindustria : Falimenti sërish i ARMO-s rezultat i paaftësisë dhe korrupsionit qeveritar


Konfindustria vlerëson, se falimentimi i rradhës i kompanive menaxhuese të “ARMO-s” ishte pasoja e pritshme e një procesi të dështuar i zbatuar në mbi 20 vjet nga vendimarrjet politike të të gjithë krahëve me industrinë dhe gjithë sektorin e hidrokarbureve në Shqipëri.

Gjergj Buxhuku, Administratori i Konfindustrisë, thekson në një njoftim për shtyp se, “shkatërrimi hap pas hapi i zinxhirit të mbyllur të kërkimit, zbulimit, nxjerrjes, përpunimit dhe tregtimit te sektorit të hidrokarbureve është përshkuar nga paaftësia e qartë institucionale dhe shenja të qarta të korrupsionit qeveritar”.

Lexoni : https://businessmag.al/armo-serish-ne-krize/

Pasojat e strategjisë së mësipërme të dështuar dhe klienteliste janë çmimet nga më të larta dhe cilësia më e dobët e karburanteve në Rajon dhe Europë, rrënimi i plotë i prodhimit vendor, dëme buxhetore financiare të ekonomisë kombëtare me vlerë prej mbi 2 miliardë nga nxjerrja, përpunimi dhe tregtimi i naftës.

Këtu nuk llogariten dëmet e rënda shëndetësore, mjedisore dhe teknike, që sipas Konfindustrisë, vijnë si pasojë e cilësisë jashtë standarteve të hidrokarbureve në qarkullim me vlerë prej dhjetra milionë euro të përvitshme.

Tregu i hidrokarbureve në Shqipëri, vëren përfaqësia e biznesit, është më i madhi në ekonominë kombëtare me qarkullim vjetor prej mbi 1 miliard euro dhe mbi 10% të PPB-së. Shqipëria është i vetmi vend në Rajon dhe nga të paktët në Europë, që zotëron rezerva tokësore/on shore të naftës.

Punonjësit e ARMO-s erdhën në këmbë nga Fieri në Tiranë në muajin dhjetor, kur qeveria u premtoi përmes kompanisë se do të merrnin pagesën e prapambetur.

Por, vetëm pak ditë më vonë, në janar, Ministri i Financave (qeveria ka 15% të aksioneve të kompanisë) ka bërë të ditur  se zyrat e punës në Fier do të angazhohen për t’i asistuar punonjësit të marrin statusin e papunësisë dhe rrjedhimisht pagesën e papunësisë. Fakt i kundërshtuar fort nga punëtorët.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0