ARMO, sërish në krizë

ARMO, sërish në krizë


Nuk kanë të sosur, problemet financiare për shoqërinë ARMO. Zinxhiri i detyrimeve financiare, krijuar ndër vite, ka bërë që kompania të kalojë kriza të njëpasnjëshme me pasoja të rënda jo vetëm për mbi 1000 punonjës të saj, por edhe buxhetin e shtetit dhe ekonominë e vendit.

‘’Pelegrinazhi’’ i punonjësve nga Fieri në Tiranë në muajin dhjetor, u mundësoi atyre vetëm pagesën e muajit nëntor.

Lexoni: https://businessmag.al/rikthehet-kriza-ne-armo-naftetaret-ne-kembe-drejt-tiranes/

Ndërkohë, Ministri i Financave (qeveria vijon të ketë 15% të aksioneve të kompanisë) ka bërë të ditur së fundi, se zyrat e punës në Fier do të angazhohen për t’i asistuar punonjësit të marrin statusin e papunësisë dhe rrjedhimisht pagesën e papunësisë.

Për pak më shumë se një vit, rafineria u rifut në punë përmes një instrumenti që tejkaloi bllokimet e vendosura nga shoqëritë e përmbarimit për llogari të doganave, tatimeve, e bankave që presin pagesat e detyrimeve të prapambetura nga ARMO.

Përmes një kontrate, qera financiare, kompania e regjistruar of shore IRTC, futi në punë rafinerinë. Nxitje për punën ishte marrëveshja me Bankers Petroleum, për përpunimin e një sasie të caktuar të naftës. Por, pas disa muajsh edhe kjo kompani që ndryshoi aksionerët duke kaluar nga të huajt në ata shqiptarë, filloi të shfaqë probleme në pagesa me klientë e punëtorë.

Largimi i saj, konfirmohet tashmë nga deklarata e ministrit të Financave, i cili ndërsa flet për sigurimin e pagesave të papunësisë naftëtarëve, fton sipërmarrës, duke theksuar se, ‘qeveria qëndron e angazhuar, për të mbështetur çdo investitor serioz që do të vijë me një projekt serioz, për zhvillimin e biznesit në Rafineritë e Ballshit dhe të Fierit, apo një ofertë nga investitor serioz, për zhvillimin e një biznesplani në sektor, ku përfshin vënien në punë të të dyja Rafinerive’’.

Në fakt, uzina e ARMO-s në Fier, vlerësohet të jetë shitur së fundi nga përmbaruesit, në një ankand për rreth 5 milionë dollarë. Ekspertët e fushës, vlerësojnë se përkeqësimi i gjendjes financiare ka sjellë dhe degradim të uzinave që kanë nevojë për financim, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë suksesin e mundshëm të një investitori të ri në kompani.

Ekspertët vlerësojnë se qeveria duhet të trajtojë seriozisht fatin e një prej kompanive më të mëdha në vend, jo vetëm për mundësitë që do të ofronte në një përdorim efektiv, por edhe se po krijon kosto të madhe financiare për buxhetin e shtetit.

Kompania, llogaritet të ketë një borxh të akumuluar në institucionet shtetërore mbi 280 milionë dollarë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0