Përtej motorrit elektrik, Tesla, ka qenë një “partizane” e drejtimit autonom të makinës. Elon Musk, ka folur shpesh për këtë teknologji, e cila planifikohet të integrohet edhe tek Tesla Semi.
Është pak kontradiktore në fakt që Musk flet për sistemin Autopilot. Në vitet që vijnë, pritet që ky sistem të zhvillohet dhe një ditë të bukur 3.5 milionë shoferë kamionësh papritur të ngelin të pa punë. Nga ana tjetër, Musk ka vënë alarmin për zhvillimin e pakufizuar të inteligjencës artificiale, e cila, sipas tij do të shkatërrojë njerëzimin. Fati i mirë është që ndryshimi po vjen ngadalë dhe “të rrezikuarit”, do të kenë mundësi të mbrohen.
Por gjithsesi, le të flasim pak për sistemin Autopilot. Ky sistem i jep mundësinë shoferit që të “relaksohet” ndërkohë që Tesla e tij drejohet nga kompjuteri i makinës. Është ende herët në fakt të flasim për një zhvillim të madh të kësaj teknologjie jo vetem tek Tesla, por tek të gjitha markat e tjera të makinave. Në shumë shtete madje, nuk egziston një legjislacion për të rregulluar përdorimin e një teknologjie të tillë. Por, në hije qeveritë e shumë vendeve nuk kanë treguar mospëlqim ndaj sistemit. Nga ana tjetër, konkretisht, Tesla ka bërë punën e saj në mënyrë që të “ngrohë” zemrat e autoriteteve përkatëse.
Sistemi Autopilot, kërkon që shoferi të ketë duart në timon ndërkohë që makina përshpejtohet ose ngadalësohet vetë. Kjo, në mënyrë që të shmangë rastet e abuzimeve. Kështu, ti nuk mund të kesh aktivizuar sistemin autopilot, dhe ndërkohë të jesh duke ngrënë Spaghetti Bolognese, shoqëruar me Bistecca alla Fiorentina.
Timoni në brendësi ka disa sensorë, të cilët dedektojnë duart. Por, me sa duket, jo vetëm duart. Një nga gazetarët e Tesla Reporter provoi të vendësë një kokërr portokall në timon dhe të shohë se si do të reagojë makina. Me sa duket, kompania nuk i ka marrë parasysh të gjitha rastet. Mbetemi në shpresë, se kjo video, nuk do të shkaktojë shumë probleme…
Burimi: Tesla Reporter
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.