Keni mungesë gjumi? Zëvendësoni orët e humbura në fundjavë!

Keni mungesë gjumi? Zëvendësoni orët e humbura në fundjavë!


Është e sigurtë që keni dëgjuar prej kohësh se duhet të përpiqeni të mbani një orar të përcaktuar për gjumin, pra duhet të filloni që çdo ditë të zgjoheni pak a shumë në të njëjtin orar, përfshirë këtu fundjavat. Por disa studime të fundit, kanë  nxjerrë një shmangie të lehtë nga ky rregull.

Në fundjavë, mund të flini disa orë më tepër se zakonisht në mëngjes!

Një studim nga Universiteti i Stokholmit në Suedi, u publikua në revistën Sleep duke ndjekur grafikun e gjumit të 43.000 personave dhe arriti në përfundimin se ata të cilët flinin mesatarisht 5 deri në 8 orë gjumë gjatë natës, kishin një vdekshmëri më të ulët se individët mesatarja e të cilëve binte më poshtë se kjo.

Nëse mesatarja jote e gjumit është më pak se 5 orë gjatë javës ,ta rrisësh atë duke fjetur disa orë ekstra në fundjavë,mund të ketë benefitet e saj. Shkencëtarët e refuzojnë mitin se mund të fshish dëmet e një  nate pa gjumë ,duke fjetur shumë gjatë natën që vjen për të zëvëndësuar orët e humbura. Por t’i qëndrosh një orari të përcaktuar edhe gjatë fundjavës, në momentin kur ke mungesa, mund të mos jetë gjëja më e duhur.

Gjithsesi, mos harroni këshillën e provuar dhe të vërtetë të të mbajturit të një rutine apo një orari të përcaktuar. Ky është padyshim qëndrimi i duhur. Por për ata që nuk munden dot të qëndrojnë konsistent, më e mira është të bëjnë një pushim pak më të gjatë atëherë kur kanë mundësi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0