Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka zgjatur me një muaj afatin për familjet, të cilat duhet të krijojnë një marrëdhënie të rregullt me ujësjellësin, duke vënë sahatë apo duke kryer pagesat e prapambetura.
Damian Gjiknuri, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ka theksuar së shtyrja e afatit, po bëhet për shkak të fluksit të lartë së fundi në pikat e shërbimit të ujësjellesit. Ministri ka theksuar se, ‘’ndërkaq, ndërmarrjet e ujësjellësave duhet të nisin më 1 shkurt një verifikim derë më derë në çdo subjekt biznesi. Është përgjegjësia e ujësjellësave që të bëjnë verifikimin në terren duke ndëshkuar çdo subjekt që në kundërshtim me ligjin abuzon me ujin e pijshëm’’.
Ky proces do të monitorohet nga qeveria qendrore edhe përmes strukturave të Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve.
Reforma në sektorin e ujësjellësit ka nisur me fushatën e ndërgjegjësimit të konsumatorëve. Gjatë dy muajve e gjysmë të kësaj fushate janë lidhur mbi 9 mijë kontrata të reja dhe janë në proces rreth 4 mijë të tjera. 26 mijë matësa uji të rinj të instaluar dhe mijëra kërkesa tjera në proces trajtimi. Ministri Gjiknuri ka theksuar se, rezulton të jenë nënshkruar gjatë kësaj periudhe mbi 7500 aktmarrëveshje për shlyerjen me këste të borxheve të mbartura.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.