Nëse jeni duke kërkuar të ulni shpenzimet e kompanisë, ju duhet të shmangni dërgimin e punonjësve tuaj në këto qytete.
Nga taksitë deri tek hotelet e shtrenjta, New York është destinacioni më i shtrenjtë për udhëtime biznesi.Një studim i fundit i “Tregut të Espertëve” analizoi koston mesatare të udhëtimeve të biznesit në 100 shtete të Amerikës, si dhe në 100 shtete jo-amerikane, duke parë koston ditore të akomodimit, taksive ose makinave me qera dhe ushqimit.
New York është qyteti më i shtrenjtë për udhëtime biznesi. Punëdhënësit i duhet të paguajë 550 $ në ditë për person, nëse dërgon punonjës atje.
Lexoni : 10 punët më të mira për njerëzit që pëlqejnë të udhëtojnë
Qëndrimi në hotel kushton mesatarisht 385 $ nata.
Pranë New York-ut në shifra, në vendin e dytë qëndron San Francisco ku një punëdhënësi i duhet të paguajë 534 $ në ditë për një punonjës. Pas qytetit të teknologjisë, Kalifornisë, të renditura njëra pas tjetrës vijnë Boston (511 $), Washington DC (462 $) dhe Çikago (444 $).
Megjithatë, thjesht sepe San Francisko është një nga vëndet më të shtrenjta për udhëtime pune nuk do të thotë se i gjithë shteti është i tillë. Bakersfield i Kalifornisë, është qyteti më pak i shtrenjtë amerikan kur është fjala për udhëtimet e biznesit, me një shpenzim mesatar të përgjithshëm ditor prej 241 $.
Parë nga një perspektivë ndërkombëtare, qytetet e SHBA-së zunë gjysmën e top listës së 20 vendeve më të shtrenjta për udhëtimet e biznesit në të gjithë botën. Qyteti më i shtrenjtë jashtë Amerikës është Tokio, ku punëdhënësit mund të presin të paguajnë 489 dollarë për çdo ditë për një punonjës. Pas Tokios vjen Zyrihu ($ 472) dhe Londra ($ 469).
Johannesburg, i Afrikës së Jugut, rezultoi të ishte vendi më pak i shtrenjtë për udhëtime biznesi, me kosto ditore që arrin rreth 174 dollarë në ditë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.