Rimac Automobili: Nga një startup në makinën më të shpejtë elektrike

Rimac Automobili: Nga një startup në makinën më të shpejtë elektrike


Kroacia, vendi magjik, i lagur nga deti Dalmat dhe i mbushur plot me bukuri natyrore e arkitekturore, ka qënë dikur shtëpia e një nga inovatorëve më të mëdhenj ndonjë herë. Është pikërisht Nikola Tesla, serbo-kroati i lindur në Smiljan, një fshat i vogël në veri-perëndim të Kroacisë. Mate Rimac, bashkë atdhetari i tij, duket se do të jetë ai i cili do të mbajë stafetën.

Ai është lindur në vitin 1988 dhe ndonëse i ri, ai dita ditës po arrin që vizionin e tij ta bëjë realitet.

Mate Rimac që në moshë të vogël shfaqi talentin dhe prirjen e tij për elektronikën. Vetëm 17 vjeç, ai mund të marrë një medalje të artë në një konkurs të organizuar dhe kjo e dërgoi atë në arenën ndërkombëtare. Ky ishte vetëm fillimi për kroatin i cili me paratë e para që fitoi, si çdo i ri i apasionuar pas automobilizmit, bleu një makinë. Ishte një BMW E30 e prodhuar në fillim të viteve 80. Por për fat të keq dhe të mirë njëkohësisht, pas disa garazh motorri doli jashtë përdorimit. Ky ishte momenti kur Mate Rimac të bënte ndryshimin e madh, dhe të hidhte hapat e parë drejt ngritjes së Rimac Automobili. Në vend të një motorri tjetër me djegie të brendshme, ai ndërtoi një motorr elektrik për të. Pas disa javësh punë ai mundi që ta sillte makinën përsëri në pistë. Në fillim, reagimi i njerëzve ishte jo serioz, duke bërë shaka me krijimin e tij, por, rezultatet treguan më shumë. Ai jo vetëm u mund të ishte një nga më të shpejtët e ditës në vijë të drejtë, por theu edhe disa rekorde Guinness për kategorinë e makinave elektrike.

E kështu lindi Rimac Automobili në vitin 2009. Prototipi i parë i quajtur Concept One, u prezantua në vitin 2010. Projekti ishte tepër “intrigues” për shumë investitorë, të cilët e ndihmuan kompaninë të rritet. Mate Rimac, nuk mund të marrë asnjë mbështetje financiare nga shteti Kroat, kështu që iu desh tia dalë “me forcat e veta”. Në ditën e parë të saj kompania kishte vetem 8 punonjës. Sot, ajo ka 150 të tillë, dhe partnerë si Koenigsegg.

Lexoni: Koenigsegg Agera RS zyrtarisht makina më e shpejtë në Plane

Concept One peshon 1850kg, dhe motorri i saj tërësisht elektrik prodhon 1088 kuaj fuqi. Shpejtësia maksimale është 305 km/h, dhe ka një autonomi prej rreth 500km. Kompania si fillim planifikoi prodhimin e 88 makinave, kryesisht për tregun europian. Deri në Tetor 2014, vetëm 8 makina ishin prodhuar dhe shitur. Shumica e komponentëvë prodhon “në shtëpi” dhe skuadra aktuale e dizanjit, përbëhet nga ish dizenjatorë të legjendares Pininfarina. Por dizajni i jashtëm i Concept One, është bërë nga një dizejnator i ri kroat i quajtur Adriano Mudri.

Në vitin 2016, Rimac Automobili ishte prezente me 2 makina në Geneva Motor Show, dhe me një Mate Rimac, me mjekër.

Ky ishte një nga momentet kur Rimac Automobili dhe Mate Rimac, arritën të merrnin vëmendjen maksimale nga e gjithë bota. Shumë gazetarë dhe personazhe të njohur të automobilizmit janë interesuar për Rimac. Kompania gjithashtu nu ka zhgënjyer me performancën e saj. Shumë prova kanë treguar se në vijë të drejtë ajo është më e shpejtë edhe se rivalet e saj. Çmimi i një Concept One ende nuk bërë i ditur qartë, por mendohet të jetë rreth 990.000 euro.

Kjo është një histori suksesi e cila ndoshta vlen për t’u përmendur më fort se sa Tesla e Elon Musk. Ngritja e një kompanie të tillë nuk është edhe aq e lehtë. Aq më tepër kur vjen nga një vend post-komunist dhe nga një rajon i bukur, por plot me probleme.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0