“Të bërit biznes në Europë,” nga EAC Slovenian Business Club

“Të bërit biznes në Europë,” nga EAC Slovenian Business Club


U mbajt takimi që ka për qëllim zhvillimin e mëtejshëm të mundësive të bashkëpunimit të biznesit kosovar dhe atij slloven, si dhe mundësive e të bërë biznes në vendet europiane.

Për këtë takim janë angazhuar ekspertë të sipërmarrjes dhe promovimit: Denis Gafuri dhe Bajram Fusha, nën mbështetje të zyrtarëve të Doganës së Kosovës dhe zyrtarë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Takimi u mbajt në kuadër të aktiviteteve të Klubit Slloven të Bizneseve (EAC Slovenian Business Club) me qëllim informimin dhe përgatitjen e bizneseve kosovare për tregjet europiane.

Klubi si qëllim ka ofrimin e mundësive të bashkëpunimit të bizneseve kosovare me ato sllovene, ndërtimin e rrjetit të bashkëpunimit mes tyre, ndërtimin e infrastrukturës së bashkëpunimit dhe lehtësimit të tij, organizimit të takimeve, konferencave, vizitave studimore, panaireve, organizimit të takimeve B2B, gjetjen e përfaqësuesve dhe partnerëve etj. Të gjitha këto për të ndikuar në zhvillimin e ekonomisë dhe kreativitetit të sipërmarrjes në Kosovë,” thotë Bajram Fusha, drejtor i EAC Slovenian Business Club.

Takimet dhe aktivitetet e Klubit të biznesit do të intensifikohen edhe më shumë në ditët në vijim.

Çdo ditë e më shumë është duke u shtuar interesi për t’u futur në këtë rrjet aktiv të sipërmarrësve kosovarë dhe atyre sllovenë, kështu që do jemi si pikë referuese e zhvillimeve kreative të të bërit biznes me partnerë europianë,” thotë ai. “Gjithashtu, ju ofrojmë mundësinë për t’u futur në këtë rrjet të gjitha bizneseve që kanë interesa për bashkëpunim me vendet e rajonit (info: në www.eac-ks.eu)”!

Ky ndërtim i bashkëpunimit përkrahet nga “SPIRIT”, agjenci e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë së Sllovenisë.

burimi: Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0